Sot, bashkë me prindër e fëmijë, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Familjes duke vënë në theks rëndësinë që ka familja në mirëqenien personale të të gjithë individëve!

Familja paraqet thelbin e shoqërisë në të cilën kontribuojmë cdo ditë dhe ky kontribut jep ndikim në shoqëri, duke krijuar raporte të mira me njëri-tjetrin, familjet ndihmojnë që sfidat personale dhe ato familjare të tejkalohen më me lehtësi me anë të besimit, respektit dhe dashurisë.

Sot shfaqëm filmin e animuar “The Basket”, një histori shumë interesante me tematikë familjare. Pas shfaqjes, mes buzëqeshjeve të fëmijëve, historive të treguara, së bashku me prindër diskutuam edhe rreth pushimit të lehonisë, ku prindërit treguan sfidat dhe përjetimet e tyre gjatë rritjes së fëmijëve!

Ju falënderojmë të gjithë për pjesëmarrjen, dhe shihemi në eventet e tjera!

Ky projekt mbështetet nga UNFPA përmes K10 dhe implementohet nga PEN.