Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë së bashku e shënuan rreth 100 vajza nga Shkolla Fillore të Mesme të Ulëta dhe nga ato të Mesme të Larta. Nga gjithsej 7 komuna të Republikës së Kosovës, këto vajza u mblodhën që përmes lojës së futbollit t’i thyejnë stereotipet gjinore “se vetëm djemtë mund të luajnë këtë sport”.

Vajzat përmes mënyrës se si shfaqën talentin e tyre në futboll dhe se si i tregonin aftësitë e tyre, promovuan fuqinë e vajzave dhe motivuan shumë vajza të tjera.

Ato patën mundësi që të dëgjojnë edhe fjalim inspirues nga Kryetarja e Grupit të Grave Deputete (GGD), znj. Mexhide Mjaku-Topalli, e cila tregoi rrugëtimin e saj si vajzë deri tek suksesi i tanishëm. Poashtu, Dr. Visare Mujko-Nimani, Specialiste e Programit në UNFPA, , tha se shpreson që sa më shpejt të vjen dita kur nuk do të ketë nevojë të shënohet kjo ditë, ditën kur të gjithë do të jenë të barabartë.

Në shënimin e kësaj dite kishte përfqësues edhe nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT, znj. Fatime Jasiqi, Zyrtare për Barazi Gjinore. Ajo foli për rëndësinë e edukimit të vajzave dhe punën që po e bën Ministria në këtë drejtim. Gjithashtu, MASHT shpërndau edhe libra për secilën pjesëmarrëse.

Dita Ndërkombëtare e Fëmijës Vajzë u shënua nga PEN – Peer Educators Network në kuadër të Koalicionit K10 dhe projektit “Përfshirja e Burrave në Atësi”, në mbështetje të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsi – UNFPA Kosovo, CARE International Balkans dhe në bashkëpunim me Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë – MASHT.