Koalicioni K10 shënoi ditën ndërkombëtare të Kontracepsionit, duke diskutuar edhe për Menopauzën. Diskutimi mbi Kontracepsionin dhe Menopauzën pati për qëllim të nxisë debatin rreth rëndësisë së përdorimit të kontraceptivëve tek të rinjtë, situatën aktuale në Kosovë dhe njëherit rëndësinë e përdorimit të kontraceptivëve tek gratë në fazën e menopauzës.
Informimi më i mirë për metodat e kontracepsionit, përkthehet në shëndet më të mirë të nënave, më pak abortime të pasigurta dhe barazi më të madhe për gratë.
Panelistë në këtë diskutim ishin: Dr. Jehona Binishi, Gjinekologe; Dr. Visare Mujko-Nimani, zyrtare Përgjegjëse e Programit, UNFPA dhe z. Arianit Jakupi, Konsulent i Farmacisë