K10 ka mbajtur diskutimin e hapur të radhës, me temën Pëlqimi(Dhënia e Pëlqimit)/Konsentit për kyçje në marrëdhënie seksuale. Duke qenë se kjo temë nuk diskutohet edhe aq në vendin tonë, nuk ka dhe aq informata se si rregullohet me ligj, dhe aspektin psikologjik të konsentit, tema u trajtua nga dy perspektiva, psikologjike dhe juridike.

Nga ana psikologjike Besnik Peci, psikolog, tregoi për aspektin kulturor dhe social të konsentit në vendin tonë. Gjithashtu ai tregoi për problemet psikologjike që mund të shkaktojë mosrespektimi i konsentit. Ndërsa, Alban Krasniqi, jurist, tregoi për kornizën ligjore në vend. Përderisa me ligj dhënia e pëlqimit është i mbrojtur, ka ngecje në zbatueshmëri.

Dhënia e pëlqimit ndodh kur një person në mënyrë vullnetare pranon propozimin apo dëshirat e një personi tjetër. Çdo aktivitet seksual pa dhënie të pëlqimit, konsiderohet përdhunim apo ngacmim tjetër seksual. Të kuptuarit e saktë të këtij termi sjell raporte më të shëndetshme fizike dhe mentale ndërmjet shoqërisë, respektivisht edhe çifteve.

“Po të thash PO dje nuk do të thotë se është PO edhe sot”

Koalicioni K10 mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi, UNFPA Kosovo.