Diskutimi i hapur për IST mblodhi shumë të rinj dhe të reja në një vend. Filloi me një lojë të vogël që solli buzëqeshje, të qeshura të turpshme nga pyetësori dhe pastaj kuizi për shëndetin seksual, por të cilat bënë që pjesëmarrësit të liroheshin me kohë dhe të bënin pyetje më lirshëm.

Panelistët, nga prapavija të ndryshme profesionale, dhanë informata të nevojshme dhe u përgjigjën edhe pyetjeve të të rinjve dhe të rejave. Këta djem dhe vajza arritën të mësojnë më shumë për IST, trupin e tyre dhe disa nga mitet dhe të vërtetat për sa i përket shëndetit seksual.

Koalicioni i dhjetë organizatave, K10, mbështetet nga UNFPA, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – Agjension i Kombeve të Bashkuara për Shëndetin dhe të Drejtat Riprodhuese, zyra në Kosovë.