Koalicioni K10 dhe UNFPA mbajti takimin me Komisionin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për të shpalosur implementimin e projekteve të UNFPA në Kosovë si dhe projektet me organizatat partnere siç është Koalicioni K10 që merret me shëndetin seksual dhe riprodhues.
Ne emër të UNFPA në Kosovë Dr. Zarife Miftari, Analiste e Programit për Rini dhe Shëndet Seksual dhe Riprodhues, theksoi UNFPA po vazhdon të kontribuojë në avansimin e shëndetit seksual dhe riprodhues përfshirë planifikimin familjar, shëndetin maternal dhe të të posalindurve, parandalimin e HIV/ AIDS, barazinë gjinore dhe mbledhjen e të dhënave.
Me qëllim të avokimit të përbashkët të të gjithë atyre që punojnë në fushën e shëndetin seksual dhe riprodhues, UNFPA ka përkrahur themelimin e koalicionit K10. Koordinatorja e K10, Elvanda Gojani, prezantoi punën e Koalicionin dhe aktivitet avokuese që K10, përmes dhjetë organizatave anëtare, i ka zhvilluar më qëllim të ngritjes së vetëdijës së popullatës sa i përkët fushës së shëndetit seksual dhe riprodhues.
Në anën tjetër, kryetarja e Komisonit znj. Besa Baftiu shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me UNFPA / K10 duke i mbështetur aktivitetet e përbashkëta që janë në interes të përmirësimit të gjendjes aktuale. Të gjithë deputetet anëtarë të Komisionit u shprehen se janë të gatshëm për bashkëpunim dhe se do të përkrahin çdo inicativë në dobi të mirëqeniës të qytetarëve të Kosovës.
U dakorda që theks i veçantë duhet të vihet në: krijimin dhe promovimin e një fushate edukative gjithëpërfshirëse në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues: promovimi i sjelljeve të shëndetshme tek të rinjtë dhe avokim në rritjen e cilësisë në shërbimet shëndetësore.