Tryeza “Planifikimi familjar dhe përdorimi i kontraceptivëve” ka për qëllim të bëje bashkë institucionet, profesionistët shendëtesorë, OJQ që punojnë direkt me qytetarë për të adresuar këtë çështje të rëndësishme si nga prespektiva ligjore, shëndetësore dhe ajo shoqërore.Në tryezë me theks të veçantë u prezantuan të gjeturat nga raporti Hetimi i përgjithshëm “Ex officio” /nacional nga Institucioni i Avokatit të Popullit (shëndeti maternal, riprodhues, kontraceptivet dhe abortit) nga znj.Majlinda Sinani Lulaj. Tryeza u moderua nga Dr.Ramize Ibrahimi Mjeke familjare, ndërsa panelistët Dr. Fatmire Kollqaku – Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dheMirëqenie Sociale, Dr. Zarife Miftari – Analiste e Shëndetit Seksual dhe riprodhues – UNFPA në Kosovë, Dr.Izet Sadiku – Drejtor i Drejtorisë së Shëndëtesisë në Komunën e Prishtinës, Dr.Merita Vuthaj – Divizioni i Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës/ Ministria e Shëndetësisë , Znj.Majlinda Sinani Lulaj – zëvendëse e Av.të Popullit, organizata CDF, Zyra për Barazi Gjinore – Zyra Kryeministrit, përfaqësues nga Kolegji Heimerer.
Profesionistët shëndetësor diskutuan për planifikim familjar për çiftet e reja, këshillim dhe parandalim, për përdorimin e kontraceptivëve si mjet mbrojtës kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme, mbrotjes nga shtatëzanitë të padëshirura, dhe furnizimin me kontraceptivë nga lista esenciale e barnave. Kjo tryezë u organizua nga Koalicioni K10 e cila udhëhiqet nga Action for Mothers and Children , koalicion ky i përbërë nga trembëdhjetë organizata jo-qeveritare dhe mbështet nga Fondi për Popullsi Kombeve të Bashkuara – Agjensioni i Kombeve të Bashkuara për Shëndet Seksual dhe të Drejtat Riprodhuese UNFPA Kosovo.