U mbajt edhe një ligjëratë tjetër vetëdijësuese për Parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Kancerit të Qafës së Mitrës. Këto aktivitete organizohen nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në kuadër të Programit për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës me mbështetje nga UNFPA Kosovo. Ligjërata u mbajt nga Dr.Sabahate Lleshi në qendrën The Ideas Partnership, me gratë e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian dhe pjesëmarrëse ishin 18 gra. Falënderojmë The Ideas Partnership në Janjevë që ju mundësoi grave të kësaj komune të takohen në qendren e tyre.