Koalicioni K10 në zyrën e AMC kishte kënaqësinë të organizojë një takim me përfaqësues nga org.Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkuara UNFPA Kosovo, Dr.Zarife Miftari, Besnik Sherifi dhe Donika Sabovic kurse ishin të pranishëm përfaqësues nga organizatat anëtare të K10-tës si: KOPF – Kosova Population Foundation, SIT – Center for Counseling, Social Services and Research, AMC dhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovês SHOGJK /KOGA. Koordinatorja e Koalicionit K10 Elvanda Gojani njoftoi për inicativen e takimit me temë Ditët e Shëndetit Seksual dhe Riprodhues me aktivitetet të cilat janë planifikuar nga org. anëtare të Koalicionit duke përfshirë edhe Ditën Ndërkombëtare të Kontracepsionit. Pasi po afrohet muaji Rozë, K10 vazhdon me sensibilizim të vajzave dhe grave për kontrolla sistematike gjatë Muajit te Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit që shënohet nga Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta / Vita përfaqësuar nga znj.Nafije Latifi duke u përmbyllur me ecjen tradicionale në sheshin Nënë Tereza. Koalicioni K10 mbëshetet nga Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) zyra në Prishtinë.