Përgatitja e fëmijëve dhe të rinjve për kalimin në moshën madhore ka qenë gjithmonë një nga sfidat më të mëdha të njerëzimit, me fokus seksualiteti dhe marrëdhëniet njerëzore.Nëse dëshirojmë të kemi ndikim tek fëmijët dhe të rinjtë përpara se këta të jenë seksualisht aktivë, është i domosdoshëm informimi dhe edukimit seksual gjithëpërfshirës.

Për këtë qellim sot (29-30 Maj 2021)po vazhdojmë me trajnimin e mësimdhënëseve të nivelit të parë (1-5) nga Istogu dhe nivelit të dytë (6-9) mësimdhënës të biologjisë, edukatës fizike dhe edukatës qytetare nga Gjilani.Po behën dy vite qe kemi fillu me trajnimin dhe certifikimin e mësimdhënëseve, numri i përgjithshëm ka kalu 1,000 të trajnuar. Ky numër është një indikator mjaft inkurajues që pjesa më e madhe e fëmijëve tanë nga klasa e parë do të marrin informatat e nevojshme duke u thelluar çdo vit deri në klasën e 12.

E gjithë kjo po bëhet në bashkëpunim të ngushtë me MASHT/DKA përkatëse në gjithë territorin e Kosovës dhe përkrahjen profesionale dhe financiare te UNFPA (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi).

Zbatimi i programit realizohet nga KOPF (Fondi Kosovar për Popullsi).