Viti 2022 nga UN është i shpallur vit me fokus te personat me nevoja te veçanta. Prandaj edhe profesionistët shëndetësor u trajnuan në këtë temë: “Shëndeti Seksual dhe Riprodhues për Personat me Nevoja të Veçanta si dhe Mbështetja Psikosociale.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Divizionin e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo e cila mbështet koalicionin K10, po vazhdojmë të angazhohemi me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.Trajnimi u mbajt me datat 30 & 31 Mars dhe u fascilitua nga Dr. Drita Lumi, z. Niman Bardhi, Dr. Zejdush Tahiri dhe znj. Gyltene Derguti Psikologe Kliniciste. Në trajnim morrën pjesë mjekë dhe infermierë nga komunt: Prishtinë Mitrovicë, Gjilan, Viti, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Istog.