U organizua trajnimi “Etika Profesionale dhe te drejtat e Pacientëve“ me facilitues nga Oda e Mjekëve të Kosovës Dr.Fejsal Mehmeti dhe Besim Kodra nga Shoqata për të Drejtat e Pacientëve të Kosovës. Etika Profesionale dhe të Drejtat e Pacientëve është trajnim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesëmarrës në këtë takim ishin mjek dhe infermier nga komuna Obiliq, Shtime, Vushtrrisë, Drenas, Mamushë, Pejë dhe Malishevë.Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësorë, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.