U organizua trajnimi i radhës dhe i fundit për vitin 2023 me temën”Dhuna në baza gjinore” me facilitues Dr.Drita Lumi mjeke familjare, Dr.Flamur Blakaj mjek ligjor dhe psikologia kliniciste znj.Shqipe Ukshini. Këtë radhë kishim kënaqesinë të jetë e pranishme në trajnim edhe Policinë e Kosovës Hetuesen primare per trajtimin e rasteve te Dhunes ne Familje znj.Selvete Krasniqi e cila informoi profesionistët shëndetësor se si të raportojnë rastin e dhunës në baza gjinore në institucionet relevante si organet policiore por edhe dhunës në familje dhe si vazhdon pastaj trajtimi i tyre. Dhuna në baza gjinore është trajnim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesëmarrës në këtë takim ishin mjek dhe infermier nga komuna Skenderajit, Drenasit, Viti, Prizren, Ferizaj, Mamushë, Vushtrri, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësorë, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.