Koalicioni K10 mundohet që gjatë gjithë kohës të jetë në hap për sa i përket shëndetit seksual dhe riprodhues. Anëtarët e koalicionit kanë marrë pjesë në trajnimin “Korniza Ligjore”. Përmes këtij trajnimi të gjithë u informuan për së afërmi me ligjet dhe rregullimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese në Kosovë.

Trajnere ishin Zëvendësja e Avokatit të Popullit, Majlinda Sinani – Lulaj dhe Edona Tolaj – Ahmetaj, eksperte ligjore.

Në fund secila organizatë anëtare e Koalicionit mori edhe nga një Raport mbi Vlerësimin Kombëtar të të Drejtave në Shëndetin Seksual dhe Riprodhues nga Institucioni i Avokatit te Popullit.