Aktivitete – Koalicioni K10 https://k10-ks.org Mon, 11 Mar 2024 11:46:20 +0000 en-US hourly 1 https://k10-ks.org/wp-content/uploads/2021/07/cropped-fav-32x32.jpg Aktivitete – Koalicioni K10 https://k10-ks.org 32 32 Trajnimi “Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar” https://k10-ks.org/aktivitete/trajnimet/trajnimi-shendeti-seksual-dhe-riprodhues-i-personave-me-aftesi-te-kufizuar/ Tue, 13 Feb 2024 15:01:36 +0000 https://k10-ks.org/?p=1822 U organizua trajnimi “Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar” me facilituese Dr.Drita Lumi, Dr.Albana Morina, Mr.sc Gyltene Derguti, Mr.sc Saranda Uka. Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar është trajnim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesëmarrës në këtë takim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna Novobërdë, Suharekë, Kamenicë, Rahovec, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësorë, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

]]>
U promovua Monografia e parë për Kancerin e Gjirit “Zbulimi i Hershëm Mbijetesë” nga – Jeta Vita https://k10-ks.org/tjera/u-promovua-monografia-e-pare-te-kancerit-te-gjirit-zbulimi-i-hershem-mbijetese-nga-qendra-jeta-vita/ Tue, 06 Feb 2024 12:52:17 +0000 https://k10-ks.org/?p=1787 Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta Vita përfaqësuar nga znj.Nafije Latifi bashkë me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës SHOK përfaqësuar nga Dr.Arben Bislimi promovuan Monografinë e parë të Kancerit të Gjirit “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë”.Monografia përmban rrugëtimin e QKLKGJ Jeta Vita si dëshmi e punës dhe përpjekjeve për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë tonë për një sëmundje të rëndë si kanceri i gjirit. E gjithe kjo punë e mirë u realizua me një përkushtim nga autoria znj. Brunilda Merko. Jeta Vita që nga viti 2016 kur u anëtarësua në Koalicion me mbështetjen e UNFPA Kosovo ka realizuar vazhdimisht fushata ndërgjegjësuese me rrëfime prekëse dhe shumë emocionale të secilës grua që ka bashkëpunuar me Jeta Vita. Gjithashtu ka bërë impakt në organizimet e aktiviteteve ndërgjegjësuese për muajin Tetor, përfshirë donacionet për vajzat dhe gratë në Klinikën e Onkologjisë si dhe financimin e monografisë Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë. QKLKGJ Jeta Vita përmes K10 mbëshetetet nga UNFPA Kosovo

]]>
Shënimi i Javës Evropiane të Kancerit të Qafës së Mitrës. https://k10-ks.org/aktivitete/shenimi-i-javes-evropiane-te-kancerit-te-qafes-se-mitres/ Tue, 30 Jan 2024 13:54:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1794 U mbajt edhe një ligjëratë tjetër vetëdijësuese për Parandalimin e Kancerit të Qafës së Mitrës me rastin e shënimit të Javës Evropiane të Kancerit të Qafës së Mitrës. Këto aktivitete organizohen nga Aksioni për Nëna dhe Fëmijë në kuadër të Programit për Skriningun e Kancerit të Qafës së Mitrës me mbështetje nga UNFPA Kosovo. Ligjërata u mbajt nga Dr.Sabahate Lleshi në qendrën The Ideas Partnership, me gratë e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian dhe pjesëmarrëse ishin 18 gra. Falënderojmë The Ideas Partnership në Janjevë që ju mundësoi grave të kësaj komune të takohen në qendren e tyre.

]]>
U mbajt tryeza e rrumbullakët me temën “Planifikimi familjar dhe përdorimi i kontraceptivëve” https://k10-ks.org/aktivitete/ngjarjet/u-mbajt-tryeza-e-rrumbullaket-me-temen-planifikimi-familjar-dhe-perdorimi-i-kontraceptiveve/ Thu, 14 Dec 2023 13:56:56 +0000 https://k10-ks.org/?p=1800

Tryeza “Planifikimi familjar dhe përdorimi i kontraceptivëve” ka për qëllim të bëje bashkë institucionet, profesionistët shendëtesorë, OJQ që punojnë direkt me qytetarë për të adresuar këtë çështje të rëndësishme si nga prespektiva ligjore, shëndetësore dhe ajo shoqërore.Në tryezë me theks të veçantë u prezantuan të gjeturat nga raporti Hetimi i përgjithshëm “Ex officio” /nacional nga Institucioni i Avokatit të Popullit (shëndeti maternal, riprodhues, kontraceptivet dhe abortit) nga znj.Majlinda Sinani Lulaj. Tryeza u moderua nga Dr.Ramize Ibrahimi Mjeke familjare, ndërsa panelistët Dr. Fatmire Kollqaku – Kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dheMirëqenie Sociale, Dr. Zarife Miftari – Analiste e Shëndetit Seksual dhe riprodhues – UNFPA në Kosovë, Dr.Izet Sadiku – Drejtor i Drejtorisë së Shëndëtesisë në Komunën e Prishtinës, Dr.Merita Vuthaj – Divizioni i Shëndetit të Nënës dhe Fëmijës/ Ministria e Shëndetësisë , Znj.Majlinda Sinani Lulaj – zëvendëse e Av.të Popullit, organizata CDF, Zyra për Barazi Gjinore – Zyra Kryeministrit, përfaqësues nga Kolegji Heimerer.

Profesionistët shëndetësor diskutuan për planifikim familjar për çiftet e reja, këshillim dhe parandalim, për përdorimin e kontraceptivëve si mjet mbrojtës kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme, mbrotjes nga shtatëzanitë të padëshirura, dhe furnizimin me kontraceptivë nga lista esenciale e barnave. Kjo tryezë u organizua nga Koalicioni K10 e cila udhëhiqet nga Action for Mothers and Children , koalicion ky i përbërë nga trembëdhjetë organizata jo-qeveritare dhe mbështet nga Fondi për Popullsi Kombeve të Bashkuara – Agjensioni i Kombeve të Bashkuara për Shëndet Seksual dhe të Drejtat Riprodhuese UNFPA Kosovo.

]]>
Fushata botërore 16 Ditët e Aktivizmit me moton “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft”🖐 shënohet me aktivitete https://k10-ks.org/aktivitete/fushata-boterore-16-ditet-e-aktivizmit-me-moton-te-bashkuar-kunder-dhunes-mjaft%f0%9f%96%90-shenohet-me-aktivitete/ Wed, 13 Dec 2023 16:03:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1806

Në fushatën botërore 16 Ditët e Aktivizmit me moton “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft” Koalicioni K10 respektivisht org. Balkan Sunflowers Kosova në Plemetin në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ne komunën e Obiliqit kanë organizuar sesion informues me gratë e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian sa i përket mënyrës së raportimit të rasteve të dhunës në baza gjinore por edhe të dhunës në familje. Zyrtari policor z.Sejdi Haxholli informoi gratë lidhur me procedurat të cilat duhet ndjekur për të raportuar rastin e dhunës. është obligim i institucioneve të Kosovës të garantojnë siguri të respektojnë të drejtat dhe të dënojnë rastet e dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje duke mbajtur veten dhe të tjerët përgjegjës. Balkan Sunflowers Kosova – Plemetin Policia e Kosoves – Komuna e ObliqitKoalicioni K10

]]>
Tuneli i fundit – SIT https://k10-ks.org/aktivitete/tuneli-i-fundit-sit/ Fri, 08 Dec 2023 13:08:16 +0000 https://k10-ks.org/?p=1835 “Tuneli i Fundit – Tregimet e të Paharruarave |Edicioni V|” u shfaq në konferencën rajonale “Të Bashkuar kundër Dhunës: Mjaft”, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë përgjatë 5 dhe 6 dhjetorit.

Ecja nëpër “Tunelin e Fundit – Tregimet e të Paharruarave” ka sjellë një rrugëtim të ndjeshëm në këtë konferencë. Kjo ekspozitë me emrin “Tuneli i Fundit” është një simbol i historive të fundit të këtyre grave, një rrugëtim emocional që na çon në tronditjet dhe vuajtjet e tyre, duke përfaqësuar historinë e fundit të jetës së tyre dhe realitetin patriarkal që gratë në Kosovë e përjetojnë nga dhuna me bazë gjinore.Me anë të kësaj ekspozite jemi përpjekur të nxisim ndërgjegjësim në shoqëri dhe për të nxitur veprime institucionale, duke përkujtuar dhe rrëfyer historitë e 27 grave të vrara nga burrat (partnerët dhe anëtarët e familjes), të cilat janë viktima të femicidit. Në këto histori ne tregojmë se KUSH ishin viktimat, KUR ndodhi ngjarja, SI ndodhi, KUSH janë vrasësit, dhe ÇFARË po ndodh aktualisht me rastin e tyre dhe assesi PSE ndodhi ngjarja, sepse dhuna dhe femicidi nuk kanë arsyetim! Nga 27 gra, 7 prej tyre do të ishin ende gjallë nëse institucionet përgjegjëse do të kishin vepruar me kohë.Në këtë listë të tragjedive është shtuar një emër tjetër, ai i Liridona Ademaj. Historia e fundit e Liridonës, një formë e re e femicidit, ku ajo u vra me porosi nga burri i saj, na ka alarmuar edhe më shumë në lidhje me situatën e sigurisë së grave në Kosovë. Këto raste na tregojnë se 16 ditë nuk janë të mjaftueshme për të luftuar sistemin patriarkal.Le t’i shfrytëzojmë këto 16 ditë për t’u ndërgjegjësuar dhe për të punuar për ndryshime reale përgjatë 349 ditëve të tjera të vitit, dhe jo vetëm gjatë 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave. Le t’i mbajmë në mendje këto 28 tregime të grave, heroina të gjysmës së popullsisë. Këto histori na bëjnë thirrje për më shumë sesa thjesht vëmendje; ato bëjnë thirrje për veprime në luftën kundër strukturave shoqërore që mundësojnë këto krime të tmerrshme ku gratë vriten veç pse janë gra.Ky është edicioni i pestë e Tunelit të Fundit. Prej vitit 2019 ne shpalosim historitë e grave viktima të femicidit dhe mbledhim nënshkrime e mesazhe përmes Deklaratës së Zotimit Publik Kundër Dhunës ndaj Grave. Këtë vit, pas Konferencës Rajonale, tuneli do të shfaqet në Kuvendin e Kosovës dhe Deklarata do të dorëzohet në Kuvend si simbolikë e ndërgjegjësimit të institucioneve dhe zotimit të tyre dhe të gjithë qytetarëve/eve se dhuna nuk arsyetohet dhe se të gjithë jemi përgjegjës për eliminim të dhunës ndaj grave.Ne jemi Liridona, Albesa, Antigona, Arianita, Armenda, Besjana, Dafina, Diana, Eminja, Feridja, Flora, Hatija, Igballja, Jetmira, Kimetja, Lirija, Makfirja, Marigona, Mervetja, Hamidja, Zejnepja, Valbona dhe Klara, Shqiponja, Sevdija, Sebahatja, Sabilja, Sadija dhe Hyrija. Këto emra janë më shumë se thjesht numra; këto janë thirrje urgjente për ndryshim dhe eliminim të çdo forme të dhunës që mund të rezultojë edhe me vrasje të grave.Përjetë të paharruara! 16 ditë, për çdo ditë!

]]>
Java Evropiane për Testimin për HIV – organizuar nga KOPF https://k10-ks.org/aktivitete/java-evropiane-per-testimin-per-hiv-organizuar-nga-kopf/ Thu, 23 Nov 2023 16:21:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1852 🛎Java e Testimit është një iniciativë e lansuar në vitin 2013 me qëllim të rritjes së testimit për HIV dhe të ngritjes së vetëdijës lidhur me përfitimet e testimit të hershëm për HIV. Gjatë një jave të plotë, duke filluar nga 20 deri me 27 Nëntor 2023 në gjithë Evropën realizohen aktivitete në kuadër të Javës së Testimit. Gjithashtu edhe ne si KOPF duke filluar nga e hëna kemi zhvilluar aktivitete vetëdijësuese në rrugë (Street Action and Outreach) apo tendave informuese (Info Point Stands), ku janë informu një numër i madhë i të rinjëve dhe popullatës së përgjithshme për rëndësinë e testimit dhe zbulimit të hershëm të virusit HIV.Ketë vit kemi përzgjedh Drenasin për të senzibiliuar rininë me rëdësinë që ka testimi dhe zbulimi i hershëm i rateve të reja me HIV.Ju rikujtojmë se Drejtoria për Shëndetësi e Komunës së Prishtinë në bashkëpunim me CDF me 11 Nëntor 2023 ka hap qëndren e re për Këshillim dhe Testim për HIV në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve. Në këtë qëndër mund ti bëni pa pagesë testet e shepjta dhe të merrni rezultatin brenda 20-30 minuta për; HIV, Hepatit B Hepatit C dhe Sifilis. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e UNFPA në Kosovë. Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e UNFPA në Kosovë.

]]>
Trajnim mbi temën”Dhuna në baza gjinore” https://k10-ks.org/aktivitete/trajnimet/trajnim-mbi-temendhuna-ne-baza-gjinore/ Fri, 27 Oct 2023 16:14:45 +0000 https://k10-ks.org/?p=1811 U organizua trajnimi i radhës dhe i fundit për vitin 2023 me temën”Dhuna në baza gjinore” me facilitues Dr.Drita Lumi mjeke familjare, Dr.Flamur Blakaj mjek ligjor dhe psikologia kliniciste znj.Shqipe Ukshini. Këtë radhë kishim kënaqesinë të jetë e pranishme në trajnim edhe Policinë e Kosovës Hetuesen primare per trajtimin e rasteve te Dhunes ne Familje znj.Selvete Krasniqi e cila informoi profesionistët shëndetësor se si të raportojnë rastin e dhunës në baza gjinore në institucionet relevante si organet policiore por edhe dhunës në familje dhe si vazhdon pastaj trajtimi i tyre. Dhuna në baza gjinore është trajnim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesëmarrës në këtë takim ishin mjek dhe infermier nga komuna Skenderajit, Drenasit, Viti, Prizren, Ferizaj, Mamushë, Vushtrri, Fushë Kosovë dhe Prishtinë.Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësorë, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

]]>
Manifestimi tradicional “Zbulimi i hershëm, mbijetesë” https://k10-ks.org/aktivitete/ngjarjet/manifestimi-tradicional-zbulimi-i-hershem-mbijetese/ Sat, 14 Oct 2023 14:53:46 +0000 https://k10-ks.org/?p=1817 Sot u organizua manifestimi tradicional “Zbulimi i hershëm, mbijetesë” organizuar për të 17 vitin radhazi nga QKLKGJ JETA/VITA nën patronazhin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu. Të gjithë së bashku për një kauzë të përbashkët, vetëdijesimin për kancerin e gjirit.

]]>
Trajnimi: Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar https://k10-ks.org/aktivitete/trajnimet/trajnimi-shendeti-seksual-dhe-riprodhues-i-personave-me-aftesi-te-kufizuar-2/ Thu, 12 Oct 2023 11:28:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1873 U organizua trajnimi “Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar” me facilituese Dr.Drita Lumi, Dr.Albana Morina, Mr.sc Gyltene Derguti, Mr.sc Saranda Uka. Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar është trajnim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë takim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna Novobërdë, Suharekë, Kamenicë, Rahovec, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësorë, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

All reactions:7171

]]>