Semundjet & Rreziqet – Koalicioni K10 https://k10-ks.org Fri, 02 Jul 2021 15:57:45 +0000 en-US hourly 1 https://k10-ks.org/wp-content/uploads/2021/07/cropped-fav-32x32.jpg Semundjet & Rreziqet – Koalicioni K10 https://k10-ks.org 32 32 INFEKSIONET SEKSUALISHT TE TRANSMETUESHME https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/infeksionet-seksualisht-te-transmetueshme/ https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/infeksionet-seksualisht-te-transmetueshme/#respond Fri, 02 Jul 2021 14:24:24 +0000 https://k10-ks.org/?p=1481 Si të mbrohemi nga Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme

Parandalimi – Testimi – Trajtimi

A jeni testuar ndonjëherë për IST?

Çka janë infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)?

IST janë infeksione që barten përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura (pa kondom). Janë disa lloje të IST-ve. Disa prej tyre janë më serioze e disa të tjera shkaktojnë bezdi. IST virale Janë ato infeksione që shkaktohen nga virusët dhe quhet IST virale. Nëse një herë keni pas IST virale, virusi do të mbetet në organizëm. Kjo do të thotë që simptomat do të përsëriten kohë pas kohe. IST virale janë: herpesi gjenital, hepatiti B, lythat gjenital dhe HIV. HIV është virusi që shkakton sëmundjen AIDS. IST bakteriale IST të shkaktuara nga bakteret quhen IST bakteriale. Këto infeksione mund të shërohen, por është me rëndësi që ju duhet të lajmerëoheni te mjeku dhe nuk duhet të prisni gjatë. Përndryshe këto IST mund të shkaktojnë komplikime. IST bakteriale janë: klamidia, gonorea dhe sifilizi.
Poashtu ka edhe IST të tjera që shkaktohen nga parazitët, si trihomoniaza dhe morrat pubik.

Si mund të infektoheni me IST?

Ju mund të infektoheni me IST nëse bëni seks vagjinal, anal dhe oral pa kondom. HIV dhe hepatiti B mund të merren edhe përmes gjakut, nëse shkëmbeni gjilpërat dhe shiringat kur injektoni drogë, ose nëse bëni tatuazhe dhe piercing (vathë) me paisje që nuk janë të pastra. HIV dhe hepatiti B mund tëbartet nga nëna tek foshnja,qoftëgjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji.

Mbani mend!

Ndodh që ju nuk mund ta dini që keni IST. Mund të mos keni fare simptome ose keni ndonjë simptomë të lehtë. Mirëpo shumë shpesh ndodh që ju nuk keni fare simptoma të IST dhe nuk vëreni asnjë ndryshim në organizëm, por IST mund të dëmtojë organizmin tuaj dhe mund ta infektoni dikënd tjetër. Nëse keni ndonjë IST tjetër, shumë më lehtë do të infektoheni me HIV. IST-të shkaktojnë varrë dhe kështu më lehtë mund të futet virusi HIV në organizmin tuaj gjatë seksit të pambrojtur. Ju nuk mund ta shihni se partneri juaj ka IST, as nuk mund ta shihni se ka HIV. Mënyra e vetme e sigurtë se a keni IST ose HIV,është të testoheni.

IST më të shpeshta

Klamidia

Është një infeksion që shpesh femrat nuk vërejnë shenja të infeksionit. 70% nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa tek 30% simptomet shfaqen pas 1 deri 3 javë. Simptomat janë:

  • Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
  • Sekrecion i shtuar vagjinal
  • Gjakderdhje vagjinale kur nuk i keni menstruacionet
  • Dhimbje ose gjakderdhje gjatë seksit ose pas tij
  • Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
  • Nëse nuk trajtohet me kohë, komplikimet janësteriliteti dhe shtatëzënia jashtë mitrës. Nëse zbulohet me kohë, Klamidia trajtohet shumë lehtë.

Lythat gjenital

Janë shumë të shpeshtë. Lythat shfaqen në zonën gjenitale (vagjinë, penis ose anus) dhe perreth saj. Ato mund edhe të mos vërehen, sepse mund të rriten brenda në vagjinë ose anus. Mund të shkaktojnë kruarje. Virusi që i shkakton lythat gjenital mbetet përherë në organizmin tuaj, prandaj edhe mund të rishfaqet. Te femrat e infektuara rritet rreziku i kancerit të qafës së mitrës, prandaj rekomandohet që femrat të bëjëçdo vit PAP-testin. Herpesi gjenital Herpesi gjenital shafqet në formë fshikëzave (flluskave) në ose lëkurën rreth vagjinës, penisit, anusit, gojës dhe kofshës. Varësisht nga lloji i seksit (vagjinal, anal ose oral) paraqiten edhe ndryshimet. Krijohen fshikëza të cilat mund të pëlcasin dhe të shëndrrohen në plagë të hapura dhe të dhimbshme. Gonorrea Tek femrat mund të mos shfaqen fare simptomet, ose ato të jenë të lehta si p.sh. dhembje gjatë urinimit ose keni më shumë sekrecion vagjinal. Poashtu infeksioni mund të paraqitet në gojë dhe anus. Tek meshkujt mund të shfaqen simptomet e para pas disa ditëve ose javëve. Ata mund të kenë sekrecion nga penisi ose dhembje gjatë urinimit. Nëse nuk trajtohet me kohë, komplikimet janë steriliteti dhe shtatëzënia jashtë mitrës. Gonorrea shërohet, prandaj është shumë me rëndësi të lajmëroheni te mjeku me kohë.

Hepatiti B Virusi i hepatitit B shkakton inflamacion të mëlçisë. Ky virus mund të bartet nga një person tek tjetri përmes seksit të pambrojtur dhe kontaktit me gjak (shkëmbimi i gjilpërave dhe shiringave josterile, përdorimi i përbashkët i mjeteve të rrojes, nga nëna tek fëmija, tatuazhe, piercing). Disa njerëz sëmurën rëndë, shfaqen shenja të lodhjes, ndjenjë e vjelljes dhe dhimbje barku. Tek disa persona tjerë, infeksioni mund të kaloj pa u vërejtur. Infeksioni me hepatit B mund të jetë akut dhe të kalojë për një kohë të shkurtë, por te disa mund të zgjasë më shumë dhe të bëhet kronik. Komplikimet mund të jenë cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Parandalimi i hepatitit B bëhet përmes vaksinimit.

Hepatiti C Edhe ky virus shkakton inflamacion të mëlçisë. Virusi bartet përmes kontaktit me gjak (shkëmbimi i gjilpërave dhe shiringave josterile, transfuzioni i gjakut të pakontrolluar), por ka mundësi të bartet edhe përmes kontaktit seksual dhe nga nëna tek fëmija. Sëmundja mund të shfaqet me shenja të lehta të cilat kalojnë pas një periudhe, mirëpo mund të të kaloj në fazën kronike dhe virusi të mbetet në organizëm tërë jetën dhe të shkaktojë cirrozë apo edhe kancer të mëlçisë. Nuk ka vaksinë për parandalim të Hepatiti C, mirëpo është shumë e rëndësishme të testoheni, sepse diagnostikimi i hershëm mund të parandalojë problemet shëndetësore dhe parandalon përhapjen e virusit.

Sifilizi

Sifilizi është IST e rrezikshme, në qoftë se nuk trajtohet me kohë. Sifilizi fillon me shfaqjen ndryshimeve në formë puçrrrash të vogla në gojë, penis, vagjinë ose anus. Mund të shpërndahet në tërë organizmin përmes qarkullimit të gjakut dhe të shkaktojë dëmtime të disa organeve, si zemra dhe truri. Sifilizi mund të shërohet nëse lajmëroheni te mjeku me kohë. HIV HIV është virusi që e shkakton sëmundjen AIDS. HIV e shkatërron sistemin imunitar, që nënkupton se organizmi është i paaftë të luftojë sëmundjet tjera. Nëse një person është i infektuar me HIV quhet HIV pozitiv. Nëse jeni HIV pozitiv nuk do të thotë që jeni i sëmurë. Disa persona janë HIV pozitiv dhe mund të kalojnë 8 deri në 10 vite dhe nuk mund të vërejnë asnjësimptomë. Por virusi HIV është aktiv dhe dëmton sistemin imunitar. Pasi që virusi ka shkatuar dëmtime serioze të sistemit imunitar atëherë zhvillohet sëmundja AIDS. Barnat e pengojnë virusin HIV duke e bërë atë më pak aktiv. Këto barna mund të merren para se të zhvillohet sëmundja AIDS. Mirëpo, këto barna nuk e largojnë virusin nga organizmi. Nuk ka vaksinë kundër HIV. Testimi është e vetmja mënyrë për të vërtetuar nëse jeni ose jo i infektuar me HIV.

Parandalimi

Si mund të parandalohen IST? Seksi i sigurtë Seksi i sigurtë është mbrojtja më e mirë kundër IST.

Çka është seksi i sigurtë? Seksi i sigurtëështë seksi me kondom. Rregullat kryesore për seks të sigurtë janë:

  • Përdorimi i kondomit gjatë marrëdhënies seksuale (penisi në vagjinë)
  • Përdorimi i kondomit me lubrifikant gjatë marrëdhënies anale (penisi në anus)
  • Përdorimi i kondomit gjatë seksit oral (penisi në gojë).

Testimi

Testohuni! IST mund të shkaktojnë komplikime serioze për shëndetin. Nëse keni pas seks jo të sigurtëatëherë rritet mundësia të jeni infektuar me ndonjë IST? Atëherë testohuni! Testimi është falas dhe anonim! Arsyeja e parëështë se mjeku më lehtë do të trajtojë shumicën e IST-ve nëse ato diagnostikohen me kohë. Por, nëse nuk i trajtoni IST-të atëherë mund të keni komplikime serioze. Së dyti, ju mund t’i infektoni të tjerët. Për këtë është me rëndësi që ju të vizitoni mjekun dhe të bëni kontrollë.

Ku mund të testohem për HIV dhe të bëjë kontrollë për IST? Vendet apo adresat ku ofrohen shërbimet Trajtimi Unë kam IST. Çfarë duhet të bëj më tutje? Nëse keni IST, atëherë duhet të:

  • Merrni trajtim nga mjeku
  • T’i njoftoni personat me të cilët keni pas seks jo të sigurtë (pa kondom)

Trajtohuni

Ka disa lloje të barnave për secilën IST. Ato mund të jenë në formë të tabletave, kremërave ose injeksioneve. IST bakteriale (klamidia, gonorrea) trajtohen me antibiotikë. IST virale (herpesi dhe lythat gjenital)nuk mund të shërohen. Simptomet e virusit (lythat ose fshikëzat) mund të trajtohen me kremëra dhe barna, por ato mund të shfaqen prapë. Hepatiti B mund të trajtohen me barna speciale. Këto barna e pengojnë virusin e hepatitit B dhe mëlçia e rimerr funksionin.

HIV-i nuk mund të shërohet. Por ka barna të cilat e kontrollojnë shumimin e virusit, e zvogëlojnë rrezikun e bartjes së HIV dhe duhet të merren gjatë tërë jetës. Njoftoni personat me të cilët keni pas seks jo të sigurtë Nëse jeni diagnostikuar me ndonjë IST, lajmëroni sa më parë personat me të cilët keni pas seks në gjashtë muajt e fundit. Nga çasti kur ju jeni infektuar me IST, ju mund t’i keni infektuar edhe të tjerët, edhepse ju nuk keni pas ndonjë simptomë. Personat të cilët do t’i njoftoni më pastaj mund të testohen dhe të trajtohen. Në këtë mënyrë ju e parandaloni përhapjen e sëmundjes.

Nëse nuk jeni diagnostikuar me IST, ose keni marrë trajtimin e duhur dhe nuk keni më IST, atëherë urime! Sigurisht që ju nuk dëshironi të infektoheni. Nëse çdo herë bëni seks të sigurtë, ekziston rreziku shumë i ulët që ju të merrni IST.

]]>
https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/infeksionet-seksualisht-te-transmetueshme/feed/ 0
SA SHPESH DUHET TA BËNI PAP TESTIN https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/sa-shpesh-duhet-ta-beni-pap-testin/ https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/sa-shpesh-duhet-ta-beni-pap-testin/#respond Fri, 02 Jul 2021 14:23:50 +0000 https://k10-ks.org/?p=1479 Kur duhet të filloni me PAP test dhe sa shpesh duhet ta bëni?

PAP testin duhet ta kryejnë të gjitha gratë prej moshës 21 vjeçare, çdo 3-5 vite. Mund të filloni edhe më herët nëse jeni seksualisht aktive.

Kur mund të ndërpreni marrjen e PAP testit?

  • Nëse jeni mbi 65 vjeç dhe gjatë shumë viteve keni pasur rezultate normale, ju mund të ndërpreni marrjen e PAP testit.
  • Varësisht nga rezultati, mjeku do të u’a rekomandojë:
  • Testin për human papiloma virus
  • Kolposkopinë ose/edhe biopsinë
  • Përsëritjen e testit sipas nevojës
  • Përsëritjen e testit kur të merrni ftesën e ardhshme për marrjen e Pap testit

Si mund të ndihmoni në zvogëlimin e rrezikut për kancer të qafës së mitrës?

  • Nëse keni mundësi vaksinohuni kundër HPV nga mosha 11-12 vjeç (nuk është në dispozicion në Republikën e Kosovës)
  • Kryeni rregullisht PAP testin ose edhe HPV testin
  • Mos e përdorni duhanin
  • Hani ushqim të shëndetshëm dhe të pasur me pemë dhe perime
  • Shmangni partnerë të shumtë seksual
  • Përdorni kondom gjatë marrëdhënieve të pasigurta (mbrojtje nga infeksionet seksualisht të transmetueshme).

Çdo grua duhet ta dijë:

Testimi i rregullt me PAP test dhe vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.

Programi i Skriningut Cervikal

Ne Komunën e Prishtinës tani ofrohet si sherbim i rregullte Pap testi për gratë e moshës 21-65 vjeç.

Ky program do të mundësojë ngritjen e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës mbështetur dhe zhvilluar nga:

  • Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Prishtinës
  • Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit
  • Qendra e Mirëqenies së Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë
  • Instituti i Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
  • Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike – IKSHPK
  • Organizata ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmije”
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSh
  • Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA

Ku mund ta bëni Pap testin?

Qendra Kryesore e MjekësiseFamiljare – te Qafa numri kontaktues 038 248 934

Qendra e Mjekesisë Familjare nr 5 -Ulpianë
numri kontaktues 038 542 705

Qendra e Mjekesisë Familjare nr 6 -Kodra e diellit, numri kontaktues 038 553 844

]]>
https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/sa-shpesh-duhet-ta-beni-pap-testin/feed/ 0
ҪKA ËSHTË PAP TESTI https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/%d2%abka-eshte-pap-testi/ https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/%d2%abka-eshte-pap-testi/#respond Fri, 02 Jul 2021 14:23:27 +0000 https://k10-ks.org/?p=1477 Ҫka është PAP testi?

Pap testi është një test i shpejtë, i thjeshtë, i padhimbshëm, që zgjat vetëm pak minuta, por që mund të shpëtojë jetën! Është e rëndësishme që të gjitha gratë ta bëjnë rregullisht Pap Testin, si pjesë e kujdesit të zakonshëm për shëndetin e tyre. Rekomandimet për shpeshtësinë e kryerjes se Pap testit janë të ndryshme (prej 3-5 vite).

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë rekomandohet që: Të gjitha femrat e moshave nga 21 deri në 65 vjeç duhet të kryejnë Pap testin rregullisht, në shpeshtësinë që rekomandon mjeku!

Si bëhet Pap Testi?

Rreth 2 ditë para marrjes së Pap testit duhen shmangur shpërlarja e brendshme e vaginës, përdorimi i barnave që futen në vaginë (suposteve vaginale), kremrave spermicide, sprejit vaginal apo të tjera si dhe shmangia e marrëdhënies seksuale, pasi të gjitha këto ndikojnë në rezultatin e Pap testit.

PAP testi nuk duhet bërë gjatë menstruacionit. Ditët më të përshtatshme janë nga dita 10 deri në ditën 20 pas ditës së parë të ciklit menstrual. Ndërkohë që gruaja shtrihet në tavolinën gjinekologjike, mjeku merr një sasi qelizash prej qafës së mitrës me një brushë të vogël, që është posaçërisht për këtë procedurë. Marrja e materialit nuk shkakton dhimbje. Materiali më pas dërgohet në laborator për analizë.

Nëse rezultati i PAP testit del jo normal, do të thotë që në qafën e mitrës janë gjetur disa qeliza jo normale, por kjo nuk do të thotë gjithmonë që janë kanceroze.

A duhet të bëni PAP testin nëse ndjeheni shëndetshëm? PAP testi bëhet tek gratë që nuk kanë simptoma. Ai ndihmon zbulimin e ndryshimeve para se ato të kalojnë në kancer. Është shumë e rëndësishme të kontrolloheni edhe nëse ndjeheni mirë.

Bëje PAP testin!

]]>
https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/%d2%abka-eshte-pap-testi/feed/ 0
ÇKA ËSHTË KANCERI I QAFËS SË MITRËS https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/cka-eshte-kanceri-i-qafes-se-mitres/ https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/cka-eshte-kanceri-i-qafes-se-mitres/#respond Fri, 02 Jul 2021 14:22:58 +0000 https://k10-ks.org/?p=1475 *Çka është kanceri i qafës së mitrës? Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet në pjesën e mitrës e cila quhet cerviks (qafa e mitrës). Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet shumë ngadalë dhe për një kohë të gjatë mund të mbetet i pa zbuluar, meqenëse në fazën fillestare rrallëherë ka shenja të sëmundjes. Kjo bënë të mundur që çdo grua ta zbulojë me kohë kancerin nëse kontrollohet rregullisht. Nëse kanceri zbulohet me kohë, mjekimi është më i lehtë dhe gjasat për trajtim të suksesshëm janë shumë më të mëdha .

Cilat gra rrezikohen prej kancerit të qafës së mitrës? Çdo grua mund të preket nga kanceri i qafës së mitrës, por më e rrezikuar është ajo grua që: Ka filluar aktivitetin seksual në moshë të re; Ajo apo partneri i saj ka pasur marrëdhënies seksuale me partner jo të sigurtë; Ka apo ka pasur infeksion me një nga tipat e virusit të papillomës humane që dihet se shkaktojnë kancer; Konsumon duhanin; Gjithashtu faktorë që rrisin rrezikun e gruas për të pasur kancer cervikal numërohen edhe: Mbipesha;

Kanceri cervikal në familjarë dhe Dieta e varfër në pemë dhe perime.

Faktet/a e keni ditur se: Kanceri i qafës së mitrës është një nga llojet më të parandalueshme të kancerit Kanceri i qafës së mitrës shkaktohet kryesisht nga dy tipe të virusit të papilomës humane – tipet HPV-16 dhe HPV-18. Testimi për HPV bëhet për të konstatuar nëse janë të pranishme tipat e virusit me rrezikshmëri të lartë. Në shumë shtete bëhet vaksinimi i vajzave dhe djemve për mbrojtje nga tipat e HPV me rrezikshmëri për kancer; Mbrojtja më e mirë e femrave nga kanceri i qafës së mitrës është skriningu i rregullt me PAP test.

Përse bëhet skriningu për kancer të qafës së mitrës? Skriningu për kancer cervikal bëhet për të zbuluar qelizat jonormale të qafës së mitrës, në fazat e hershme, kur mund te hiqen me lehtësi para se të zhvillohet kanceri.

Nëse zhvillohet kanceri, mjekimi është më i vështirë dhe i kushtueshëm. Skriningu bëhet përmes marrjes së rregullt të PAP testit. Për të bërë PAP testin, ju duhet të paraqiteni tek gjinekologu.

]]>
https://k10-ks.org/semundjet-rreziqet/cka-eshte-kanceri-i-qafes-se-mitres/feed/ 0