Tjera – Koalicioni K10 https://k10-ks.org Mon, 11 Mar 2024 12:00:33 +0000 en-US hourly 1 https://k10-ks.org/wp-content/uploads/2021/07/cropped-fav-32x32.jpg Tjera – Koalicioni K10 https://k10-ks.org 32 32 U promovua Monografia e parë për Kancerin e Gjirit “Zbulimi i Hershëm Mbijetesë” nga – Jeta Vita https://k10-ks.org/tjera/u-promovua-monografia-e-pare-te-kancerit-te-gjirit-zbulimi-i-hershem-mbijetese-nga-qendra-jeta-vita/ Tue, 06 Feb 2024 12:52:17 +0000 https://k10-ks.org/?p=1787 Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit Jeta Vita përfaqësuar nga znj.Nafije Latifi bashkë me Shoqatën e Onkologëve të Kosovës SHOK përfaqësuar nga Dr.Arben Bislimi promovuan Monografinë e parë të Kancerit të Gjirit “Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë”.Monografia përmban rrugëtimin e QKLKGJ Jeta Vita si dëshmi e punës dhe përpjekjeve për të informuar dhe ndërgjegjësuar shoqërinë tonë për një sëmundje të rëndë si kanceri i gjirit. E gjithe kjo punë e mirë u realizua me një përkushtim nga autoria znj. Brunilda Merko. Jeta Vita që nga viti 2016 kur u anëtarësua në Koalicion me mbështetjen e UNFPA Kosovo ka realizuar vazhdimisht fushata ndërgjegjësuese me rrëfime prekëse dhe shumë emocionale të secilës grua që ka bashkëpunuar me Jeta Vita. Gjithashtu ka bërë impakt në organizimet e aktiviteteve ndërgjegjësuese për muajin Tetor, përfshirë donacionet për vajzat dhe gratë në Klinikën e Onkologjisë si dhe financimin e monografisë Zbulimi i Hershëm – Mbijetesë. QKLKGJ Jeta Vita përmes K10 mbëshetetet nga UNFPA Kosovo

]]>
16 Ditët e Aktivizmit me fokus – Trajnim: Dhuna në baza gjinore https://k10-ks.org/tjera/16-ditet-e-aktivizmit-me-fokus-trajnim-dhuna-ne-baza-gjinore/ Tue, 28 Nov 2023 16:11:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1843 Me rastin e shënimit të Koalicioni K10 respektivisht org.Balkan Sunflowers Kosova në Qendrën Fidan Lahu ne Fushë Kosovë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës Stacioni i Fushë Kosovë, Qendra për Pune Sociale në Fushë Kosovë dhe Mekanizmi Koordinues Komunal për Dhunën në familje në Fushë Kosovë janë bashkuar aktiviteteve të hapjes së fushatës me ligjeratë ndërgjegjësuese sa i përket dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje.Të rinjët dhe gratë u inkurajuan që të raportojnë dhunën ndaj vajzave dhe grave si qytetarë të përgjegjëshem. Falenderojmë për bashkëpunim: Policia e Kosovës Fushë Kosovë: z.Arsim Shala, z.Arbnor Bullatovci. Qendra për Punë Sociale (QPS) Mekanizmi Koordinues Komunal për Dhunën në familje Fushë KosovëDr.Ramize Ibrahimi Mjeke familjare e certifikuar per DHBGJ. Balkan Sunflowers Kosova (BSFK) Qendra Fidan Lahu Fushë KosovëUNFPA Kosovo

]]>
Në 7 vjetorin e themelimit te Koalicionit K10 i bashkohet edhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosoves, SHOGJK /KOGA https://k10-ks.org/tjera/ne-7-vjetorin-e-themelimit-te-koalicionit-k10-i-bashkohet-edhe-shoqata-e-obsteterve-dhe-gjinekologeve-te-kosoves-shogjk-koga/ Fri, 16 Jun 2023 16:47:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1857 Sot në 7 vjetorin e themelimit te Koalicionit K10 (rrjet i organizatave jo qeveritare) i krijuar me qëllim të përmirësimit të shëndetit dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese në Kosovë i bashkohet edheShoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovês, SHOGJK /KOGA të përfaqësuar nga Dr.Memli Morina. 🤝Anëtarësimi i KOGA në K10 do i shtojë vlerë të madhe Koalicionit K10, në avokimin për shëndetin seksual dhe te drejtat riprodhuese. Falenderojmë të gjithë ata të cilët janë pjesë e Koalicionit, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit të cilët kontribojnë dhe angazhohen mbi kauzën e shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë për një të ardhme të shëndetshme dhe mirëqenie më të sigurtë. 🙌Koalicioni mbështetet nga UNFPA Kosovo.

]]>
Trajnimi “Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuara” https://k10-ks.org/tjera/trajnimi-shendeti-seksual-dhe-riprodhues-i-personave-me-aftesi-te-kufizuara/ Wed, 31 May 2023 23:48:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1890 Action for Mothers and Children në bashkëpunim me Divizionin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e UNFPA Kosovo po vazhdojnë me ngritjen e kapaciteteve të KPSH duke mbajtur trajnime për shëndetin riprodhues. 🧑‍⚕👩‍⚕Trajnimi u organizua me datat 30 & 31.05.2023 (trajnim dy ditor). Me facilitues:Dr.Drita Lumi Demiri – Mjeke familjare Dr.Zejdush Tahiri – Mjek familjarMr.sc Gyltene Derguti – Psikologe Trajnimi Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuara është program I akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mjekë dhe infermierë nga komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Drenas, Podujeve, Malishevë, Ferizaj, Klinë, Obiliq dhe Prishtinë.

]]>
Trajnim: Programi Orientues mbi Shëndetin e Adoleshentëve https://k10-ks.org/tjera/trajnim-programi-orientues-mbi-shendetin-e-adoleshenteve/ Fri, 07 Apr 2023 11:58:38 +0000 https://k10-ks.org/?p=1913 Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësor, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.Nga data 03 – 06 Prill 2023 u organizua trajnimi “Programi Orientues mbi Shëndetin e Adoleshentëve” me facilitues Dr.Ramize Ibrahimi dhe Dr.Rrezart Halili. Programi Orientues mbi Shëndetin e Adoleshentëve është trainim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesmarrës/e në këtë trajnim ishin mjekë/e nga komunat Prizren, Pejë, Istog, Skënderaj, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe Prishtinë.

]]>
“Menaxhimi gjithëpërfshirës Sindromik i IST-ve” https://k10-ks.org/tjera/menaxhimi-gjitheperfshires-sindromik-i-ist-ve/ Sat, 30 Apr 2022 16:43:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1768 Në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë– Divizioni i Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo, po vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke mbajtur trajnime lidhur me shëndetin riprodhues. Nga data 27 -29 Prill 2022 u mbajt trajnimi “Menaxhimi gjithëpërfshirës sindromik i IST-ve” me facilitues Dr.Mehmet Uka – mjek familjar, Dr.Ibadete Bucaliu Ismajli – mjeke familjare dhe Dr.Murat Mehmeti – infektolog, të gjithë të certifikuar nga Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkurara – UNFPA.Trajnimi Menaxhimi gjithëpërfshirës sindromik i IST-ve është program i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës.Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna e Obiliqit, Podujevës, Kamenicës, Pejës, Vitisë, Rahovecit dhe Mamushës.

All reactions:221221

]]>
Dita Ndërkombëtare e Gruas https://k10-ks.org/tjera/dita-nderkombetare-e-gruas/ Thu, 28 Oct 2021 11:55:59 +0000 https://k10-ks.org/?p=1721 Për të shënuar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas, YMCA ka lansuar një fushatë e cila kishte qëllim të nxis diskutimin në nivel shtetëror për rëndësinë e ofrimit pa pagesë të pecetave higjienike për gratë e reja në Kosovë.
Duke u nisur nga situata ekonomike në Kosovë dhe lëvizja botërore që ka filluar me thirrjen që pecetat higjienike nuk janë luks por nevojë, YMCA ka lansuar këtë fushatë në kuadër të bashkëpunimit me Koalicionin K10 dhe me mbështetje nga UNFPA Kosovo.

YMCA për qëllim të ofrimit të mbështetjes sado të vogël ekonomike, në tri qendrat e saja në Kosovë ka krijuar këndet ku vajzat me gjendje jo të mirë ekonomike patën mundësinë e shërbimit falas me peceta higjienike. Gjithashtu si rrjedhojë e vetëdijes së ulët të shoqërisë dhe mungesës së informacioneve, ne mendojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme të flasim hapur dhe t’iu mundësojmë vajzave adoleshente hapsirën e diskutimit. Për këte arsye ne organizuam një sesion informues me Dr. Mahije Sefa, përmes platformës Zoom, i cili i’u ofroi informacione mbi ciklin menstrual dhe gjithcka rreth këtij procesi.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në kuadër të Koalicionit K10 dhe me mbështetje nga UNFPA Kosova.

]]>
YMCA pjesë e Koalicionit K10! https://k10-ks.org/tjera/ymca-pjese-e-koalicionit-k10/ Thu, 28 Oct 2021 11:27:18 +0000 https://k10-ks.org/?p=1711 YMCA është organizatë jo-qeveritare e cila zhvillon aktivitete të edukimit jo-formal përmes qendrave të saj në Komunën e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Junikut, Rahovecit dhe Deçanit. Ka për qëllim fuqizimin e rolit të rinisë në shoqëri dhe krijimin e hapësirave të sigurta për ata dhe ato.

Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues. Ky koalicion është përbërë nga njëmbëdhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga UNFPA Kosovo.

Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijësimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues.

]]>
Dita Ndërkombëtare e Rinisë, Festaivali i Rinisë “Future4Youth” https://k10-ks.org/tjera/dita-nderkombetare-e-rinise-festaivali-i-rinise-future4youth/ Fri, 13 Aug 2021 10:58:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1701 Për nderë të ditës ndërkombëtare të rinisë këtë vit u organizua festivali i parë rinor “Future4Youth.”

Gjatë Muajit të Rinisë, për herë të parë në Kosovë, u organizua festivali mbi shëndetin e të rinjve nga organizata SIT në bashkëpunim me partnerë të shumtë. Në këtë ngjarje të rinjtë pjesëmarrës dhe trajnerët u përqëndruan në tema si: ushqimi i shëndetshëm, sporti dhe vallëzimi, shëndeti mendor dhe lidhjet ndërpersonale.

Sigurisht që përballja me pandeminë COVID-19 ka shtyrë shumë njerëz të mendojnë më tepër mbi shëndetin mendor e fizik, mbi rëndësinë që kanë aktivitetet fizike dhe ushqyeshmëria e shëndetshme në mirëqenien e përgjithshme. Vetëdija e të rinjve për kujdes ndaj shëndetit po rritet çdo ditë, dhe në këtë kontribuojnë edhe organizime të tilla siç është festivali “Shnetë e jetë”.

]]>
Balkan Sunflowers pjesë e Koalicionit K10! https://k10-ks.org/tjera/balkan-sunflowers-pjese-e-koalicionit-k10/ Mon, 24 May 2021 11:19:00 +0000 https://k10-ks.org/?p=1708 Balkan Sunflowers Kosova (BSFK) është një shoqatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit arsimor, social, psikologjik, shëndetësor, emocional dhe intelektual të fëmijëve dhe të rinjve, familjeve të tyre dhe komuniteteve të tyre.

Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues.Ky koalicion është përbërë nga njëmbëdhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga UNFPA Kosovo.

Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijësimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues.

]]>