Si të mbrohemi nga Infeksionet Seksualisht të Transmetueshme
Parandalimi – Testimi – Trajtimi
A jeni testuar ndonjëherë për IST?
Çka janë infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)?
IST janë infeksione që barten përmes marrëdhënieve seksuale të pambrojtura (pa kondom). Janë disa lloje të IST-ve. Disa prej tyre janë më serioze e disa të tjera shkaktojnë bezdi. IST virale Janë ato infeksione që shkaktohen nga virusët dhe quhet IST virale. Nëse një herë keni pas IST virale, virusi do të mbetet në organizëm. Kjo do të thotë që simptomat do të përsëriten kohë pas kohe. IST virale janë: herpesi gjenital, hepatiti B, lythat gjenital dhe HIV. HIV është virusi që shkakton sëmundjen AIDS. IST bakteriale IST të shkaktuara nga bakteret quhen IST bakteriale. Këto infeksione mund të shërohen, por është me rëndësi që ju duhet të lajmerëoheni te mjeku dhe nuk duhet të prisni gjatë. Përndryshe këto IST mund të shkaktojnë komplikime. IST bakteriale janë: klamidia, gonorea dhe sifilizi.
Poashtu ka edhe IST të tjera që shkaktohen nga parazitët, si trihomoniaza dhe morrat pubik.
Si mund të infektoheni me IST?
Ju mund të infektoheni me IST nëse bëni seks vagjinal, anal dhe oral pa kondom. HIV dhe hepatiti B mund të merren edhe përmes gjakut, nëse shkëmbeni gjilpërat dhe shiringat kur injektoni drogë, ose nëse bëni tatuazhe dhe piercing (vathë) me paisje që nuk janë të pastra. HIV dhe hepatiti B mund tëbartet nga nëna tek foshnja,qoftëgjatë lindjes ose gjatë ushqyerjes me gji.
Mbani mend!
Ndodh që ju nuk mund ta dini që keni IST. Mund të mos keni fare simptome ose keni ndonjë simptomë të lehtë. Mirëpo shumë shpesh ndodh që ju nuk keni fare simptoma të IST dhe nuk vëreni asnjë ndryshim në organizëm, por IST mund të dëmtojë organizmin tuaj dhe mund ta infektoni dikënd tjetër. Nëse keni ndonjë IST tjetër, shumë më lehtë do të infektoheni me HIV. IST-të shkaktojnë varrë dhe kështu më lehtë mund të futet virusi HIV në organizmin tuaj gjatë seksit të pambrojtur. Ju nuk mund ta shihni se partneri juaj ka IST, as nuk mund ta shihni se ka HIV. Mënyra e vetme e sigurtë se a keni IST ose HIV,është të testoheni.
IST më të shpeshta
Klamidia
Është një infeksion që shpesh femrat nuk vërejnë shenja të infeksionit. 70% nuk kanë asnjë simptomë, ndërsa tek 30% simptomet shfaqen pas 1 deri 3 javë. Simptomat janë:
- Dhimbje ose djegie gjatë urinimit
- Sekrecion i shtuar vagjinal
- Gjakderdhje vagjinale kur nuk i keni menstruacionet
- Dhimbje ose gjakderdhje gjatë seksit ose pas tij
- Dhimbje në pjesën e poshtme të barkut
- Nëse nuk trajtohet me kohë, komplikimet janësteriliteti dhe shtatëzënia jashtë mitrës. Nëse zbulohet me kohë, Klamidia trajtohet shumë lehtë.
Lythat gjenital
Janë shumë të shpeshtë. Lythat shfaqen në zonën gjenitale (vagjinë, penis ose anus) dhe perreth saj. Ato mund edhe të mos vërehen, sepse mund të rriten brenda në vagjinë ose anus. Mund të shkaktojnë kruarje. Virusi që i shkakton lythat gjenital mbetet përherë në organizmin tuaj, prandaj edhe mund të rishfaqet. Te femrat e infektuara rritet rreziku i kancerit të qafës së mitrës, prandaj rekomandohet që femrat të bëjëçdo vit PAP-testin. Herpesi gjenital Herpesi gjenital shafqet në formë fshikëzave (flluskave) në ose lëkurën rreth vagjinës, penisit, anusit, gojës dhe kofshës. Varësisht nga lloji i seksit (vagjinal, anal ose oral) paraqiten edhe ndryshimet. Krijohen fshikëza të cilat mund të pëlcasin dhe të shëndrrohen në plagë të hapura dhe të dhimbshme. Gonorrea Tek femrat mund të mos shfaqen fare simptomet, ose ato të jenë të lehta si p.sh. dhembje gjatë urinimit ose keni më shumë sekrecion vagjinal. Poashtu infeksioni mund të paraqitet në gojë dhe anus. Tek meshkujt mund të shfaqen simptomet e para pas disa ditëve ose javëve. Ata mund të kenë sekrecion nga penisi ose dhembje gjatë urinimit. Nëse nuk trajtohet me kohë, komplikimet janë steriliteti dhe shtatëzënia jashtë mitrës. Gonorrea shërohet, prandaj është shumë me rëndësi të lajmëroheni te mjeku me kohë.
Hepatiti B Virusi i hepatitit B shkakton inflamacion të mëlçisë. Ky virus mund të bartet nga një person tek tjetri përmes seksit të pambrojtur dhe kontaktit me gjak (shkëmbimi i gjilpërave dhe shiringave josterile, përdorimi i përbashkët i mjeteve të rrojes, nga nëna tek fëmija, tatuazhe, piercing). Disa njerëz sëmurën rëndë, shfaqen shenja të lodhjes, ndjenjë e vjelljes dhe dhimbje barku. Tek disa persona tjerë, infeksioni mund të kaloj pa u vërejtur. Infeksioni me hepatit B mund të jetë akut dhe të kalojë për një kohë të shkurtë, por te disa mund të zgjasë më shumë dhe të bëhet kronik. Komplikimet mund të jenë cirroza dhe kanceri i mëlçisë. Parandalimi i hepatitit B bëhet përmes vaksinimit.
Hepatiti C Edhe ky virus shkakton inflamacion të mëlçisë. Virusi bartet përmes kontaktit me gjak (shkëmbimi i gjilpërave dhe shiringave josterile, transfuzioni i gjakut të pakontrolluar), por ka mundësi të bartet edhe përmes kontaktit seksual dhe nga nëna tek fëmija. Sëmundja mund të shfaqet me shenja të lehta të cilat kalojnë pas një periudhe, mirëpo mund të të kaloj në fazën kronike dhe virusi të mbetet në organizëm tërë jetën dhe të shkaktojë cirrozë apo edhe kancer të mëlçisë. Nuk ka vaksinë për parandalim të Hepatiti C, mirëpo është shumë e rëndësishme të testoheni, sepse diagnostikimi i hershëm mund të parandalojë problemet shëndetësore dhe parandalon përhapjen e virusit.
Sifilizi
Sifilizi është IST e rrezikshme, në qoftë se nuk trajtohet me kohë. Sifilizi fillon me shfaqjen ndryshimeve në formë puçrrrash të vogla në gojë, penis, vagjinë ose anus. Mund të shpërndahet në tërë organizmin përmes qarkullimit të gjakut dhe të shkaktojë dëmtime të disa organeve, si zemra dhe truri. Sifilizi mund të shërohet nëse lajmëroheni te mjeku me kohë. HIV HIV është virusi që e shkakton sëmundjen AIDS. HIV e shkatërron sistemin imunitar, që nënkupton se organizmi është i paaftë të luftojë sëmundjet tjera. Nëse një person është i infektuar me HIV quhet HIV pozitiv. Nëse jeni HIV pozitiv nuk do të thotë që jeni i sëmurë. Disa persona janë HIV pozitiv dhe mund të kalojnë 8 deri në 10 vite dhe nuk mund të vërejnë asnjësimptomë. Por virusi HIV është aktiv dhe dëmton sistemin imunitar. Pasi që virusi ka shkatuar dëmtime serioze të sistemit imunitar atëherë zhvillohet sëmundja AIDS. Barnat e pengojnë virusin HIV duke e bërë atë më pak aktiv. Këto barna mund të merren para se të zhvillohet sëmundja AIDS. Mirëpo, këto barna nuk e largojnë virusin nga organizmi. Nuk ka vaksinë kundër HIV. Testimi është e vetmja mënyrë për të vërtetuar nëse jeni ose jo i infektuar me HIV.
Parandalimi
Si mund të parandalohen IST? Seksi i sigurtë Seksi i sigurtë është mbrojtja më e mirë kundër IST.
Çka është seksi i sigurtë? Seksi i sigurtëështë seksi me kondom. Rregullat kryesore për seks të sigurtë janë:
- Përdorimi i kondomit gjatë marrëdhënies seksuale (penisi në vagjinë)
- Përdorimi i kondomit me lubrifikant gjatë marrëdhënies anale (penisi në anus)
- Përdorimi i kondomit gjatë seksit oral (penisi në gojë).
Testimi
Testohuni! IST mund të shkaktojnë komplikime serioze për shëndetin. Nëse keni pas seks jo të sigurtëatëherë rritet mundësia të jeni infektuar me ndonjë IST? Atëherë testohuni! Testimi është falas dhe anonim! Arsyeja e parëështë se mjeku më lehtë do të trajtojë shumicën e IST-ve nëse ato diagnostikohen me kohë. Por, nëse nuk i trajtoni IST-të atëherë mund të keni komplikime serioze. Së dyti, ju mund t’i infektoni të tjerët. Për këtë është me rëndësi që ju të vizitoni mjekun dhe të bëni kontrollë.
Ku mund të testohem për HIV dhe të bëjë kontrollë për IST? Vendet apo adresat ku ofrohen shërbimet Trajtimi Unë kam IST. Çfarë duhet të bëj më tutje? Nëse keni IST, atëherë duhet të:
- Merrni trajtim nga mjeku
- T’i njoftoni personat me të cilët keni pas seks jo të sigurtë (pa kondom)
Trajtohuni
Ka disa lloje të barnave për secilën IST. Ato mund të jenë në formë të tabletave, kremërave ose injeksioneve. IST bakteriale (klamidia, gonorrea) trajtohen me antibiotikë. IST virale (herpesi dhe lythat gjenital)nuk mund të shërohen. Simptomet e virusit (lythat ose fshikëzat) mund të trajtohen me kremëra dhe barna, por ato mund të shfaqen prapë. Hepatiti B mund të trajtohen me barna speciale. Këto barna e pengojnë virusin e hepatitit B dhe mëlçia e rimerr funksionin.
HIV-i nuk mund të shërohet. Por ka barna të cilat e kontrollojnë shumimin e virusit, e zvogëlojnë rrezikun e bartjes së HIV dhe duhet të merren gjatë tërë jetës. Njoftoni personat me të cilët keni pas seks jo të sigurtë Nëse jeni diagnostikuar me ndonjë IST, lajmëroni sa më parë personat me të cilët keni pas seks në gjashtë muajt e fundit. Nga çasti kur ju jeni infektuar me IST, ju mund t’i keni infektuar edhe të tjerët, edhepse ju nuk keni pas ndonjë simptomë. Personat të cilët do t’i njoftoni më pastaj mund të testohen dhe të trajtohen. Në këtë mënyrë ju e parandaloni përhapjen e sëmundjes.
Nëse nuk jeni diagnostikuar me IST, ose keni marrë trajtimin e duhur dhe nuk keni më IST, atëherë urime! Sigurisht që ju nuk dëshironi të infektoheni. Nëse çdo herë bëni seks të sigurtë, ekziston rreziku shumë i ulët që ju të merrni IST.