ÇFARË NËNKUPTOJMË ME SHËNDETIN RIPRODHUES?

Shëndeti i mirë seksual dhe riprodhues nënkupton mirëqenien e plotë fizike, mendore dhe sociale në të gjitha aspektet që lidhen me sistemin riprodhues. Kjo nënkupton që individët kanë jetë seksuale të shëndetshme, aftësinë e riprodhimit, dhe lirinë e vendosjes, nëse duan, mbi kohën, mënyrën dhe shpeshtësinë që duan të bëjnë këtë.Për shëndet të mirë seksual dhe riprodhues, individët duhet të kenë qasje në informata të sakta dhe në metoda efektive, të volitshme dhe të pranueshme të kontracepsionit.

Në këtë drejtim, informimi dhe fuqizimi i tyre për mbrojtjen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme është shumë i rëndësishëm. Gratë dhe vajzat duhet të kenë qasje në shërbime që u mundësojnë atyre të kenë një shtatzani dhe lindje të sigurtë dhe foshnja të shëndetshme. Ligji për Shëndetin Riprodhues në Kosovë rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues, në institucionet shëndetësore, mbron të drejtat riprodhuese të individit e të çiftit duke përfshirë të drejtën për tu informuar dhe për të pasur qasje në shërbime të duhura.

PËRSE SHËNDETI RIPRODHUES?

Mungesa e informimit dhe ofrimit të shërbimeve për shëndetin riprodhues ndikojnë në shëndetin e nënave dhe foshnjave, mungesën e planifikimit familjar, gjendjen e fertilitetit, lindjet e hershme, dhe paraqitjen e sëmundjeve që mund të parandalohen.

Rezultatet e hulumtimeve në Kosovë tregojnë se:

  • Numri foshnjave të vdekura brenda muajit të parë të lindjes është 7 në 1000 të porsalindur të gjallë;
  • Numri i foshnjave të vdekura apo mundësia e vdekjes brenda vitit të parë të lindjes është
  • 10 në 1000 foshnja.
  • Shkalla e përgjithshme e fertilitetit për femra nga mosha 15- 49 vjeç është 2.3 në 1000 gra dhe vajza.
  • Shkalla e lindjes për adoleshentë nga mosha 15- 19 është 15 në 1000 gra dhe vajza.
  • Përqindja e vajzave/grave të moshës 20- 24 vjeçare që kanë pasur një lindje të gjallë para moshës 18 vjeçare është 1.4%.
  • Përqindja e vajzave/grave të moshës 15- 49 vjeçare që aktualisht janë të martuara ose në bashkëjetesë të cilat përdorin (ose partneri i të cilave përdor) një metodë kontraceptive moderne është 13.7%.
  • Përqindja e vajzave/grave të moshës nga 15- 49 vjeç të cilat janë momentalisht të martuara apo në lidhje që janë fertile dhe dëshirojnë të kenë lindje të planifikuara në numër dhe kohë, të cilat nuk kanë përdorur kontraceptivë është 8.9%.
5

Na Kontaktoni

 

Tel: + 383 49 110 333

info@k10-ks.org

Rr. Rexhep Mala nr.72 10000 Prishtinë

4

Buletini yne

Abonohu per njoftime!