Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kujdesit Parësor Shëndetësor, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermierëve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA edhe në kohë pandemie Covid -19, po vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke e bërë trajnimin e tyre lidhur me shëndetin riprodhues.

Nga data 17 -19 Maj 2021 përmes platformës Zoom u mbajt trajnimi “Planifikimi familjar” me facilituese Dr. Violeta Xërxa Thaqi dhe Dr. Gonxhe Zarari të certifikuara nga UNFPA Kosovo.

Trajnimi i Planifikimit familjar është program i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna e Malishevës, Dragashit, Mamushës, Vitisë, Ferizajit, Podujevës, Klinës, Gjakovës, Istogut, Vushtrrisë dhe Obiliqit.