Balkan Sunflowers Kosova (BSFK) është një shoqatë joqeveritare dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim përmirësimin e zhvillimit arsimor, social, psikologjik, shëndetësor, emocional dhe intelektual të fëmijëve dhe të rinjve, familjeve të tyre dhe komuniteteve të tyre.

Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues.Ky koalicion është përbërë nga njëmbëdhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga UNFPA Kosovo.

Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijësimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues.