Për të shënuar 8 Marsin Ditën Ndërkombëtare të Gruas, YMCA ka lansuar një fushatë e cila kishte qëllim të nxis diskutimin në nivel shtetëror për rëndësinë e ofrimit pa pagesë të pecetave higjienike për gratë e reja në Kosovë.
Duke u nisur nga situata ekonomike në Kosovë dhe lëvizja botërore që ka filluar me thirrjen që pecetat higjienike nuk janë luks por nevojë, YMCA ka lansuar këtë fushatë në kuadër të bashkëpunimit me Koalicionin K10 dhe me mbështetje nga UNFPA Kosovo.

YMCA për qëllim të ofrimit të mbështetjes sado të vogël ekonomike, në tri qendrat e saja në Kosovë ka krijuar këndet ku vajzat me gjendje jo të mirë ekonomike patën mundësinë e shërbimit falas me peceta higjienike. Gjithashtu si rrjedhojë e vetëdijes së ulët të shoqërisë dhe mungesës së informacioneve, ne mendojmë që është jashtëzakonisht e rëndësishme të flasim hapur dhe t’iu mundësojmë vajzave adoleshente hapsirën e diskutimit. Për këte arsye ne organizuam një sesion informues me Dr. Mahije Sefa, përmes platformës Zoom, i cili i’u ofroi informacione mbi ciklin menstrual dhe gjithcka rreth këtij procesi.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në kuadër të Koalicionit K10 dhe me mbështetje nga UNFPA Kosova.