Për nderë të ditës ndërkombëtare të rinisë këtë vit u organizua festivali i parë rinor “Future4Youth.”

Gjatë Muajit të Rinisë, për herë të parë në Kosovë, u organizua festivali mbi shëndetin e të rinjve nga organizata SIT në bashkëpunim me partnerë të shumtë. Në këtë ngjarje të rinjtë pjesëmarrës dhe trajnerët u përqëndruan në tema si: ushqimi i shëndetshëm, sporti dhe vallëzimi, shëndeti mendor dhe lidhjet ndërpersonale.

Sigurisht që përballja me pandeminë COVID-19 ka shtyrë shumë njerëz të mendojnë më tepër mbi shëndetin mendor e fizik, mbi rëndësinë që kanë aktivitetet fizike dhe ushqyeshmëria e shëndetshme në mirëqenien e përgjithshme. Vetëdija e të rinjve për kujdes ndaj shëndetit po rritet çdo ditë, dhe në këtë kontribuojnë edhe organizime të tilla siç është festivali “Shnetë e jetë”.