Dita e Diskriminimit Zero është një ditë e cila promovon diversitetin, kujton dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo qenieje njerëzore dhe i nxit vendet që t’u japin fund ligjeve diskriminuese si dhe praktikave të bazuara në orientimin seksual të dikujt, gjininë, etninë, aftësinë e kufizuar, ngjyrën e lëkurës, moshën, etj.Pandemia COVID-19 ka vështirësuar jetën e gjithësecilit/ës, e sidomos kur flasim për grupet e margjinalizuara, shëndetin seksual dhe riprodhues, të cilat nuk janë diskutuar mjaftueshëm apo fare gjatë krizës me pandeminë.

Kështu, të hënën, më 1 mars 2021 nga ora 14:00, diskutuam për të sugjeruar mënyra të ndryshme, të mundshme se si mund t’i japim fund diskriminimit të gjithë së bashku në një përpjekje kolektive dhe diskutuam për rëndësinë e shëndetit seksual dhe riprodhues midis komuniteteve gjatë pandemisë COVID-19. Diskutimi u transmetua live në faqen e SIT në Facebook ku folëse ishin Drita Lumi Demiri – doktoreshë dhe Hasime Terziqi – përfaqësese nga Avokati i Popullit.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të nismës “Zero Diskriminim ndaj Grave dhe Vajzave” në kuadër të Koalicionit K10, me mbështetje nga UNFPA Kosovo.