YMCA është organizatë jo-qeveritare e cila zhvillon aktivitete të edukimit jo-formal përmes qendrave të saj në Komunën e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Junikut, Rahovecit dhe Deçanit. Ka për qëllim fuqizimin e rolit të rinisë në shoqëri dhe krijimin e hapësirave të sigurta për ata dhe ato.

Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues. Ky koalicion është përbërë nga njëmbëdhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga UNFPA Kosovo.

Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijësimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues.