RRETH NESH
Informatat e Koalicionit K10
Koalicioni K10 është krijuar si reagim ndaj gjendjes së vështirë në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, sidomos shëndetin seksual dhe riprodhues. Ky koalicion është përbërë nga dhjetë organizata jo-qeveritare për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese, përkrahur nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA), Zyra në Kosovë.
Sipas UNFPA-së, problemet me shëndetin riprodhues janë shkaku kryesor i shëndetit të dobët dhe vdekjes së grave që bartin fëmijë. Gratë e varfëra, sidomos ato që jetojnë në vendet në zhvillim, vuajnë më shumë nga shtatzënitë e padëshiruara, vdekja dhe dëmtimet gjatë lindjes, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, dhuna gjinore dhe probleme tjera në lidhje me sistemin riprodhues dhe sjellja seksuale.
Këto organizata janë bashkuar me qëllim të hapjes së dialogut në ngritjen e vetëdijësimit për shëndetin riprodhues dhe të drejtat e shëndetit riprodhues përmes avokimit, zhvillimin e politikave në fushën e shëndetit riprodhues si dhe promovimit e të drejtave të shëndetit riprodhues. Në realizimin e objektivës, K10 do të angazhohet në:
- Zhvillimin e një dialogu të gjerë social në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues dhe të drejtat nga shëndeti seksual dhe riprodhues;
- Zbatimin e aktiviteteve për rritjen e vetëdijes në lidhje me shëndetin riprodhues;
- Monitorimin e zbatimit të politikave dhe legjislacionit për avancimin e të drejtave për shëndetin seksual dhe riprodhues;
- Avokimin në lidhje me ndryshimet ligjore dhe politikat publike nga ana e institucioneve përkatëse, në lidhje me shëndetin seksual dhe riprodhues.
- Ofrimin e asistencës për institucionet publike në zbatimin dhe draftimin e strategjive në fushën e shëndet riprodhues.
- Avokimin për linja të veçanta buxhetore në fushën e shëndetit seksual dhe riprodhues.
ANËTARËR E KOALICIONIT
Shoqata Adoleshentet Kosovar
Organizatë joqeveritare që merret me promovimin, avancimin dhe mbrojtjen e shëndetit të adoleshentëve, si dhe mbështetjen sociale dhe psikologjike për adoleshentë.Artpolis
Organizatë Jo-Qeveritare që promovon kulturën, artet dhe bashkëjetesën multietnike përmes dialogut dhe duke e përdorur teatrin si mje i mjet për të promovuar diversitetin dhe ndryshimet sociale.Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN)
Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatar (PEN) është organizatë rinore jo-qeveritare dhe jo-profitabile që ka për qëllim fuqizimin e të rinjëve/rejave që të veprojnë si agjentë/e të ndryshimit shoqëror. PEN punon në tërë Kosovën, respektivisht në 36 komuna në Kosovë dhe ka më shumë se 4000 vullnetarë/e apo edukatorë/e bashkmoshatarë, që përfaqësohen nga koordinatorët/et komunal në Kuvendin e PEN. PEN drejtohet nga Kuvendi i Anëtarëve, Drejtori Ekzekutiv dhe punëtorët/et, si dhe Bordi Drejtues.Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK)
PRAK është shoqatë e pavarur jofitimprurëse dhe jopolitike që synon arritjen e një sistemi të kujdesit shëndetësor me »pacientin në qendër. Mision i PRAK është mbështjetja e nevojave të pacientëve rreth respektimit të të drejtave të tyre në kujdesin shëndetësor duke promovuar dhe mbrojtur ato në mënyrë që të rregullohet sistemi shëndetësor në Kosovë.Shoqata për Edukim dhe Zhvillim të Shëndetësisë (AHED)
Organizatë Joqeveritare jo-fitimprurëse e cila ka për qëllim të përmirësoj gjendjen shëndetësore dhe të mirëqenies për popullsinë.Young Men's Christian Association (YMCA)
YMCA është organizata më e vjetër dhe më e madhe në botë, duke përfshirë 120 vende me 65 milion anëtarë. YMCA në Kosovë përqendrohet në punën me të rinjtë si dhe aktivitete të ndryshme në komunitetet lokale.
Trekëndëshi i kuq i YMCA gjithashtu personifikon vlerat tona dhe qasjen tonë ndaj punës, ekipi mundohet që gjithmonë projektet të jenë në atë nivel që të zhvillojë njerzit në mendje, trup dhe shpirt.
SIT - Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime
SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime është organizatë joqeveritare misioni i të cilës është të promovojë dhe të krijojë një shoqëri të barabartë për të gjithë. Kështu që, ne trajtojmë disa nga problemet më sfiduese të të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë që na pengojnë për të arritur barazi, paqe, dhe zhvillim, përfshirë këtu dhunën në familje dhe dhunën me Bazë gjinore. Ne synojmë të arrijmë këtë duke përfshirë njerëz të të gjitha prapavijave, pa marrë parasyh gjininë, orientimin seksual apo ndonjë kategori tjetër të identitetit.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë
Fondacion humanitar, jo-profitabil, që zhvillon programe shëndetësore në Klinikën Gjinekologjike/Obstetrike, Repartin Intenziv të Kujdesit Neonatologjik dhe Klinikën e Pediatrisë me qëllim të përmirësimit të shëndetit të nënave dhe fëmijëve.KOPF - Fondi Kosovar per Popullsi
Organizate Joqeveritare me fokus në përmirësimin e shëndetit të popullatës, në veçanti personave të rrezikuar dhe me të ardhura të ulëta në vend. KOPF-it është përqendruar në Marketingun Social të Kontraceptivëve, respektivisht prezervativit mashkullor, dhe Edukimin Bashkëmoshatar për parandalimin e HIV-it, shtatzënive të pa dëshirueshme, planifikimin familjar, shëndetin riprodhues dhe të drejtat e tij.Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës (RrGGK)
Ka për mision që të përkrahë, të mbrojë dhe të promovojë të drejtat dhe interesat e grave dhe vajzave në të gjithë Kosovën, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, fetare, etnike, mosha, niveli i arsimit, orientimi seksual dhe aftësia.
Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit te Gjirit — Jeta /Vita
Qendra kosovare për luftimin e kancerit të gjirit është themeluar me qëllim të vetëdijësimit të popullatës dhe grave në lidhje me kancerin e gjirit.Health For All
Organizatë Joqeveritare me mision për promovimin e shëndetit në komunitetet Romë, Ashkali dhe Egjiptian, pa dallim moshe, gjinie, besimi fetar apo përkatësie etnike.Balkan Sunflowers
BALKAN SUNFLOWERS KOSOVA (BSFK) builds activist lives for social change. We inspire and engage in community action for human rights and dignity, working in education, health, culture, citizenship, employment, and respect for diversity.BSFK has focused its work primarily in the areas of education and on issued pertaining to Roma, Ashkali, and Egyptian people in Kosovo. Currently, BSFK operates five learning centers in 4 municipalities in Kosovo. Through these learning centers, BSFK serves approximately 500 children per day. In addition to the learning centers, BSKF has programs which aim to increase inclusion and participation of Roma, Ashkali, and Egyptian people in education and in civic life in Kosovo.
DONATORI
I tërë procesi i planifikimit të platformës është përkrahur me ndihmën e donacionit të Fondit për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe K10 i është falënderues donatorit. Programet e UNFPA-së në Kosovë synojnë të përmirësojnë shëndetin seksual dhe riprodhues, të promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e adoleshentëve dhe të forcojnë analizat e bazuara në dëshmi mbi dinamikat e popullsisë. Këto përpjekje përfshijnë rritjen e qasjes dhe përdorimin e kujdesit shëndetësor të integruar seksual dhe riprodhues, promovimin e edukimit gjithëpërfshirës seksual dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të bazuara në të drejtat.
Buletini yne
Abonohu per njoftime!