ÇFARË TË DREJTA KEMI NE PËR SHËNDETIN SEKSUAL DHE RIPRODHUES?
Në Shëndetin Riprodhues hyjnë disa të drejta fundamentale.
- E drejta riprodhuese që individët dhe çiftet të vendosin lirshëm dhe me përgjegjësi mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë;
- E drejta për informim dhe edukim përgjatë gjithë ciklit jetësor;
- E drejta për amësi të sigurt që çdo femër të marrë kujdesin që i nevojitet të ketë shëndet të mirë nga shtatzënia deri në lindjen e fëmijës;
- E drejta për planifikim familjar që është e drejta e individëve dhe çifteve që të informohen, të parashohin dhe vendosin lirshëm mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë;
- E drejta për parandalim dhe trajtim të përshtatshëm të infertilitetit;
- E drejta për ndërprerje të sigurt të shtatzënisë;
- E drejta për shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues;
- E drejta për parandalim, zbulim të hershëm dhe trajtim të sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit.
Buletini yne
Abonohu per njoftime!