Me datën 16/06/2016 disa organizata joqeveritare u mblodhën dhe nënshkruan formimin e Koalicionit K10.

Për gjatë këtyre viteve K10 vazhdoi me përpjekjen për të ndryshuar gjendjen në teren përmes avokimit me Institucionet vendore dhe organizatat e tjera me fokus në shëndetin seksual dhe të drejtat riprodhuese.

Në këto 5 vite kemi promovuar parime dhe vlera të barazisë gjinore, promovim shëndetesor, shërbime shëndetësore gjithëpërfshirëse, këshillim dhe informim pastaj ndërgjegjësim me kampanja sensibilizuese për parandalimin e kancerit të gjirit, kancerit të qafës së mitrës, parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme etj etj. Por ende kemi shumë punë për të bërë duke shpërndarë aktivitetin dhe projektet e secilës organizatë edhe në komuna tjera të Kosovës.

Sot Koalicioni K10 ka 12 organizata anëtare.

AMC, KOPF, PRAK, ARTPOLIS, PEN, QENDRA JETA /VITA, RRJETI I GRAVE TË KOSOVËS, HEALTH FOR ALL, SHOQATA ADOLESHENTËT KOSOVARË, SIT, YMCA dhe BALKAN SUNFLOWERS KOSOVA.

Urime e shumë suksese në vazhdimësi.

Koalicioni K10 mbëshetet nga Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkuara UNFPA zyra në Kosovë.