Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit YMCA i është bashkuar motos së Organizatës Botërore të Shëndetit “Building a fairer, healthier world”.

Bashkë me gratë e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian sot kemi diskutuar në lidhje me rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit seksual dhe riprodhues, shtatzanitë e hershme dhe qasjen në shërbime shëndetësore gjinekologjike pa pagesë për gratë nga grupet e margjinalizuara.

Ky aktivitet realizohet në kuadër të Koalicionit K10 dhe mbështetet nga zyra e UNFPA Kosovo.