Organizata PEN – Peer Educators Network në kuadër të Koalicionit K10 shënoi sot Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. Qëllimi gjatë kësaj dite ishte të rritej njohuria e të rinjëve dhe të rejave për shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese përmes një kuizi.

Kuizi i realizuar tërhoqi vëmendjen e të gjitha grupmoshave duke ngjallur kureshtje se për çfarë janë grumbulluar disa të rinj dhe të reja. Supervullnetarët e Klubi Bonu Burrë i ftonin kalimtarët të merrnin pjesë në kuiz duke ju shpjeguar gjithë procesin.

Pjesëmarrësit e kuizit përgjigjeshin në mënyrë anonime dhe kuptonin për vete se sa dinë për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, seksualitetin, të drejtat etj., duke garuar ndërmjetvete. Në fund fituesi i secilit raund të kuizit shpërblehej me një USB, ndërsa edhe pjesëmarrësit e tjerë merrnin materiale informuese.

Përveq kuizit dhe materialeve informuese, u prezantuan edhe dy platformat online për shëndet seksual dhe riprodhues http://www.kujdessex.net/ dhe http://qx5nj.hosts.cx/

Koalicioni K10 mbështetet nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsi UNFPA Kosovo.