K10, me mbështetje të UNFPA – United Nations Population Fund Kosovo, mbajti takimin me anëtarët e Asamblesë Komunale të Prishtinës.
Visare Mujko-Nimani, Asistente përfaqësuese nga #UNFPA , foli për çështje të adresuara nga UNFPA, duke përfshirë shërbimet shëndetësore për të rinjtë, planifikimin familjar dhe qasjen në kontraceptivë, por edhe për shëndetin seksual dhe riprodhues në situata emergjente.
Ndërsa, Dafina Krasniqi, përfaqësuese e #K10 nga Action for Mothers and Children , prezantoi koalicionin dhe punën e bërë deri tani, e gjithashtu edhe qëllimet e tij.
Fjalimi i Dafinës pasoi me pyetje të shumta të asambleistëve, me sugjerime, mundësi bashkëpunimi dhe përkrahjen e nevojshme nga ana e tyre në mënyrë që shëndeti seksual dhe riprodhues të jetë temë më e njohur për të rinjtë, dhe nevojat e tyre, për sa i përket kësaj teme, të jenë të plotësuara dhe adresuara.