Koalicioni K10 mbajti takimin me Anëtarët e Asamblesë Komunale të Prizrenit.
Gjatë këtij takimi, Dr. Zarife Miftari, Analiste e Programit për të rinj dhe shëndetin seksual dhe riprodhues nga UNFPA zyra në Kosovë, përmendi shumë tema për të cilat UNFPA ka punuar gjatë mandatit të saj duke përfshirë shëndetin seksual dhe riprodhues, sidomos në raste emergjente, planifikimin familjar, shëndetin e nënave dhe të posalindurve, parandalimin e HIV/AIDS, barazisë gjinore, përfshirë parandalimin e dhunës në baza gjinore, dinamikat e popullsisë dhe të dhënat.
Koordinatorja e Programeve në organizatën AMC, Dafina Krasniqi, tregoi për punën e deritanishme të koalicionit K10 dhe kauzën e tij, duke hapur kështu edhe diskutimin me asambleiste. Këto të fundit u shprehën të interesuara duke parashtruar pyetje dhe lënë hapësirë për bashkëpunim.
Koalicioni K10 mbështetet nga UNFPA Kosovo, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – Agjension i Kombeve të Bashkuara për Shëndetin dhe të Drejtat Riprodhuese.