Shtatë organizata anëtare të Koalicionit K10: Artpolis, Kopf, Pen, Prak, Health for all, Shoqata e Adoloshentëve Kosovar dhe Aksioni për Nëna dhe Fëmijë që është njëherish edhe udhëheqëse e Koalicionit K10 bashkë me donatorin dhe mbështetësin kryesore Fondi për Popullis I Kombeve të Bashkuara UNFPA u mblodhën në një takim dy ditorë në Tiranë. Qëllimi I takimit: angazhimi, aktivitetetet e përbashkëta, bashkëpunimi dhe avokimi me institucionet vendore.
Në takim u diskutua për përvojat e organizatave anëtare të Koalicionit K10 me fokus të veçantë avokimi dhe zhvillimin e politikave në shëndetit seksual dhe promovimin e të drejtave riprodhuese duke fillu nga mirëqënia fizike, mendore dhe sociale.
Bordin udhëheqës të Koalicioni K10 (PRAK, PEN dhe HEALTH FOR ALL) e falenderojmë për punën dhe përkushtimin e tyre që nga fillimi I Koalicionit K10 deri më tani. Anëtarët e Koalicionit K10 zgjodhën me mandat tre vjeçar Bordin tani të përbërë nga org. KOPF, PEN dhe ARTPOLIS.
Bordit të ri i urojmë shumë suksese, dhe arritjen e synimeve të përbashkëta!
Koalicioni K10 mbështetetet nga Fondi për Popullësi I Kombeve të Bashkuara – UNFPA zyra në Kosovë