Në 7 vjetorin e themelimit te Koalicionit K10 i bashkohet edhe Shoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosoves, SHOGJK /KOGA

Sot në 7 vjetorin e themelimit te Koalicionit K10 (rrjet i organizatave jo qeveritare) i krijuar me qëllim të përmirësimit të shëndetit dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese në Kosovë i bashkohet edheShoqata e Obstetërve dhe Gjinekologëve të Kosovês, SHOGJK /KOGA të përfaqësuar nga Dr.Memli Morina. 🤝Anëtarësimi i KOGA në K10 do i shtojë vlerë të madhe Koalicionit K10, në avokimin për shëndetin seksual dhe te drejtat riprodhuese. Falenderojmë të gjithë ata të cilët janë pjesë e Koalicionit, bashkëpunëtorët dhe mbështetësit të cilët kontribojnë dhe angazhohen mbi kauzën e shëndetit seksual dhe riprodhues në Kosovë për një të ardhme të shëndetshme dhe mirëqenie më të sigurtë. 🙌Koalicioni mbështetet nga UNFPA Kosovo.