Dita Botërore e Kontracepsionit shënohet çdoherë më 26 shtator, e themeluar nga (OBSH) për të “përmirësuar ndërgjegjësimin për metodat kontraceptive dhe për të ndihmuar të rinjtë të bëjnë zgjedhje të përgjegjshme në lidhje me shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues”.Mu për këtë qëllim sot (26.09.2023) duke filluar nga ora 10:00-14:00 në sheshin “Dëshmorët e Kombit” në Obiliq biseduan me më shumë se 500 banorë, pjesa dërmuese të rinj për rëndësinë e kontraceptiveve, qasjen në kontraceptivë, planifikimin familjar, prandalimin e shtatzënive të paplanifikuara dhe abortin. Perveç informimit me gojë të gjithë të interesuarit u pajisën me broshura, lapsa, çanta dhe prezervativë.Pra, derisa shënojmë Ditën Botërore të Kontraceptivëve, le të kujtojmë se nuk është vetëm një ditë ndërgjegjësimi, por një ditë veprimi. Le të riafirmojmë angazhimin tonë për të ofruar edukim seksual gjithëpërfshirës, për të thyer stigmën dhe për të siguruar që asnjë i ri të mos mbetet pa mjete kontraceptive për të formësuar fatin e tij.Së bashku, ne mund të fuqizojmë rininë të transformojmë komunitetet dhe të krijojmë një botë ku çdo fëmijë lind në një jetë me dashuri, zgjedhje dhe mundësi.Shënimi i Ditës Botërore të Kontraceptiveve është pjesë e projektit “Përmirësimi i shëndetit riprodhues dhe seksual te të rinjtë përmes edukimit bashkëmoshatar dhe edukimit seksual gjithëpërfshirës në shkolla”📖. Projekti mbështetet nga UNFPA Kosovo dhe implementohet nga KOPF – Kosova Population Foundation.