Në fushatën botërore 16 Ditët e Aktivizmit me moton “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft” Koalicioni K10 respektivisht org. Balkan Sunflowers Kosova në Plemetin në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ne komunën e Obiliqit kanë organizuar sesion informues me gratë e komunitetit romë, ashkali dhe egjiptian sa i përket mënyrës së raportimit të rasteve të dhunës në baza gjinore por edhe të dhunës në familje. Zyrtari policor z.Sejdi Haxholli informoi gratë lidhur me procedurat të cilat duhet ndjekur për të raportuar rastin e dhunës. është obligim i institucioneve të Kosovës të garantojnë siguri të respektojnë të drejtat dhe të dënojnë rastet e dhunës në baza gjinore dhe dhunës në familje duke mbajtur veten dhe të tjerët përgjegjës. Balkan Sunflowers Kosova – Plemetin Policia e Kosoves – Komuna e ObliqitKoalicioni K10