U mbajt takimi me anëtarët e K10 ku u diskutua mbi sfidat e punës dhe aktiviteteve të organizatave anëtare të K10-të si dhe u diskutua mbi planet afatgjate dhe projektet/aktivitetet për vitin 2022. 📅👥Anëtarët e K10 të cilët ishin pjesëmarrës në takimin e sotëm: Jeta/Vita, Balkan Sunflowers Kosova , SIT – Center for Counseling, Social Services and Research, YMCA in Kosovo, KOPF – Kosova Population Foundation, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, PEN – Peer Educators Network, Artpolis – Art and Community & Action for Mothers and Children diskutuan për sfidat gjatë kohës me COVID-19 dhe situatës pandemike në vend, por duke qenë të gatshëm të angazhohen në më shumë aktivitete të përbashkëta të cilat kanë në fokus ngritjen e vetëdijes rreth shëndetit dhe të drejtave seksuale dhe riprodhuese. 🔶 Koalicioni K10 përkrahet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara UNFPA Kosovo