Tashmë prej vitesh QKLKGJ JETA/VITA në bashkëpunim me Shoqata e Onkologëve të Kosovës-SHOK, e kanë bërë traditë ligjëratat dhe punëtoritë vetdijësuese anë e mbanë Kosovës. Ketë tetor kemi në fokus minoritet që jetojnë në vendin tonë. Ligjëratën e parë e nisëm në Janjevë, me kroatë, serbe, ashkalinj, falë bashkëpunimit me Majlinda Krasniqin nga organizata “The Ideas Partnership”, e cila bën një punë të mirë atje. Në fjalën hyrëse, Majlinda, tregoi për mungesën e informacionit, harresën që i bëhet këtij komunitetit dhe nevojën për ta vetëdijesuar rreth kancerit të gjirit. Ndërsa Nafije Latifi duke ndarë përvojën e vet jetësore, i inkurajoi të kryejnë vetkontrolle dhe kontrolle të rregullta mjekësore.Ndërsa drejtori i SHOK, onkologu Arben Bislimi zhvilloi ligjëratën para të pranishmëve, ku shpjegoi dhe informoi ato rreth kancerit të gjirit, simptomat, faktorët e rrezikut, rëndësinë e zbulimit të hershëm të kancerit. Është e rëndësishme që të kuptoni se zbulimi i hershëm rrit gjasat për trajtim më të lehtë, qoftë për gruan, por po ashtu edhe për ne si mjekë, ndaj paralelisht punës sonë në Klinikën Onkologjike zhvillojmë këto ligjërata informuese që secila vajzë dhe grua të dëgjojë dhe kuptojë rëndësinë zbulimit të hershëm”.- u shpreh dr. Arben Bislimi. Ishte një ligjëratë shumë interaktive, pati shumë pyetje dhe dilema rreth kancerit të gjirit. Ndërgjegjësimi i këtij komuniteti është një punë e jashtëzakonshme për shkak se kanë më pak informata.