Sot me 08 Prill, 2019 u rrumbullaksuan aktivitetet e parapara nga ana e AHRD-it lidhur me kremtimin e Ditës Ndërkombetare të Shëndetit, aktivitet ky i mbeshtetur nga Koalicioni K10, gjegjësisht UNFPA – Zyrja ne Prishtine.
Dita Ndërkombëtare e Shëndetit u shënua me anë të aktiviteteve të ndryshme ku u bë organizimi i 4 takimeve me pjesetarë të komuniteteve rurale (RAE dhe të tjere). Përgjatë këtyre takimeve është prezantuar materiali i pregaditur nga AHED i cili kishte për temë “Mbulueshmeri shëndetsore për të gjithë: secilin dhe çdokund” (slogan i krijuar nga OBSH) dhe përveq tjerave theksi ka qenë në vetëdijesimin e populatës lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetsore sa me komprehensive dhe të qaseshme lidhur me SHSR të grave dhe të rinjve.
Aktiviteti tjeter i AHED ishte organizimi i prezentimeve vetëdijesuese për nxënesit e shkollave të mesme. Prezatimi u mbajt në Gjimnazin “Hysni Zajmi” në Gjakove, për rreth 250 nxenes, lidhur me vetedijesimin e tyre per egzistimin e kapacitetve dhe mundësive për shfrytzimin e shërbimeve shëndetsore komprehensive dhe të qasshme lidhur me SHSR.
Gjithashtu u bë organizimi i aktivitetit promocional për kalimtarëty Në qendrën e qytetit të Gjakovës, ekipi i përbërë prej 3 infermiereve të QKMF të Gjakovës, ku në mënyrë aktive kanë shpërnda mesazhe promovuese dhe materiale edukative (rreth 5 lloje materialesh) rret 200 kalimtarve te rastit.
Për fund u bë oganizimi i tryezes/takimit me perfaqsues te komunitetve dhe te establishmentit shendetsore ku morrën pjese 20 perfaqsues te komunitetit dhe estabilishmentit shendetsore.