Me 19 Mars u mbajt salloni me temën ‘Adoloshenca dhe Seksualiteti’ në Mitrovicë ku mblodhi nxënësit nga Gjimnazi “Frang Bardhi” në Sallën e Mediave në Kuvendin Komunal në Mitrovicë.

Ky sallon shtjelloj temën e ‘Adoloshences dhe Seksualitetit’ nga parapavija të ndryshme profesionale duke dhënë sa ma shume informata rreth menaxhimit sa ma te mire të adoloshences dhe në të njejtën kohë kishte edhe diskutim të hapur nga të rinjët rreth temave të ndryshme.

Panelistët pjesëmarrës ishin:

Dr. Emine Shabani Goxhuli – Mjeke familjare e trajnuar për Shëndetin e Adoloshentëve

Z. Albert Mecini – Sociolog

Znj. Fatmire Qenaj – Infermiere e trajnuar për Shëndetin e Adoloshentëve

Panelistet përgjatë sallonit ndanë me nxënësit eksperiencën e tyre rreth temave të ndryshme të cilat kishin të bëjnë me adoleshencen dhe seksualitetin duke dhënë informata relevante rreth temave të diskutuara. Panelistët paraqiten adoleshencën si zhvillim fizik, fiziologjik dhe psikik te të rinjët e cila mund të ketë ndryshime kulturore dhe sociale. Adoloshenca si koncept bashkekohorë e zhvillimit te personalitetit kuptohet si fazë specifike në zhvillim e përcjellur me shqetësime emocionale. Ndësa seksualiteti, e ka pjesën instiktive, një pjese emotive dhe pjesa tjetër racionale.

Ky sallon u mundësua me ndihmën e Qendrës Rinore në Mitrovicë. Koalicioni K10 mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara, UNFPA Kosovo.