U mbajt trajnjmi i rradhës me temën “Etika Profesionale dhe të Drejtat e Pacientëve”, me facilitues Dr. Fejsal Mehmeti nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Jur. Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, respektivisht Divizionin e Kujdesit Parësor Shëndetësor, Odën e Mjekëve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi të Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo e cila mbështet koalicionin K10, po vazhdojmë të angazhohemi me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor. Pjesëmarrës/e në këtë trajnim ishin 19 mjekë dhe infermierë nga komunat: Deçan, Istog, Drenas, Kamenicë, Dragash, Skenderaj, Suharekë, Podujevë, Fushë Kosovë dhe Shtime.