Në kuadër të programit të Koalicionit K10 u organizua trajnim mbi shëndetin seksual dhe të drejtat riprodhuese me temën: Strategjia avokuese mbi shëndetin seksual dhe të drejtat rirpodhuese”.
Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin organizata anëtare të Koalicionit K10 si Aksioni për Nëna dhe Fëmijë – Action for Mothers and Children, lFondi Kosovar për Popullesi – KOPF – Kosova Population Foundation, Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatare – PEN – Peer Educators Network, Rrjeti i Grave të Kosovës – Kosova Women’s Network dhe YMCA Lëvizje.Koalicioni K10 përmes aktivitetetve të veta angazhohet për të forcuar punën dhe përpjekjet e OJQ-ve antëtare për të avokuar në përmirësimin e politikave publike duke influencuar dhe ndryshuar kornizën gjenerale të shëndetit seksual dhe të drejtat riprodhuese, pastaj edhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre riprodhuese dhe ndryshimit të politikave në favor të edukimit shëndetësor të popullatës duke filluar nga gjeneratat e reja. Koalicioni K10 mbështetet nga Fondi per Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo