Nga data 25 – 27 Prill 2023 u organizua trajnimi: Planifikimi Familjar me facilituese Dr.Violeta Xërxa -Thaqi dhe Dr.Gonxhe Zarari të certifikuar nga UNFPA Kosovo. Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësor Shëndetësor, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo – UNFPA zyra në Kosovë po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
Planifikimi Familjar është trainim i akredituar me pikë kredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesmarrës/e në këtë trajnim ishin mjek/e nga komunat: Prizren, Rahovec, Gjakovë, Kaçanik, Drenas, Deçan, Hani i Elezit, Podujevë dhe Prishtinë.