Koalicionit K10, mbajti trajnimin për gazetarët me qëllim të ngritjes së vetëdijes për shëndetin seksual riprodhues dhe mënyrën e raportimit të lajmeve ne fushën e shëndetësisë.

Qëllimi i këtij tranimi ishte hapja e diskutimi për sfidat e gazetarëve gjatë raportimit por edhe të stafit mjeksor, që shumë shpesh bëhen subjekt i shkrimeve jo të bazuara në fakte.

Ligjërues për këtë trajnim ishte Dr. Ilir Begolli, Profesor, Fakulteti i Mjekësisë), Dr. Merita Vuthaj, Udhëheqëse e Divizionit për Shëndetin e Nënës dhe Fëmijës, Ministria e Shëndetësisë, z. Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve dhe znj. Leonida Molliçaj, gazetare hulumtuese në Preportr.