Në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo, po vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke mbajtur trajnime lidhur me shëndetin riprodhues. Me datë 30 – 31 Maj dhe 01 Qershor 2022 u mbajt trajnimi i radhës me temën “Planifikimi Familjar” me facilitueset Dr. Violeta Xerxa Thaqi dhe Dr. Gonxhe Zarari. Trajnimi Planifikimi Familjar është program i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës. Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna e Ferizaj, Prizren, Istog, Obiliq, Gjilan, Viti dhe Shtime.