U organizua trajnimi “Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar” me facilituese Dr.Drita Lumi, Dr.Albana Morina, Mr.sc Gyltene Derguti, Mr.sc Saranda Uka. Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar është trajnim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna Novobërdë, Suharekë, Kamenicë, Rahovec, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësorë, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.
All reactions:7171