U organizua trajnimi “Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar” me facilituese Dr.Drita Lumi, Dr.Albana Morina, Mr.sc Gyltene Derguti, Mr.sc Saranda Uka. Shëndeti Seksual dhe Riprodhues i Personave me Aftësi të Kufizuar është trajnim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesëmarrës në këtë takim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna Novobërdë, Suharekë, Kamenicë, Rahovec, Fushë Kosovë dhe Obiliq. Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësorë, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.