Kur duhet të filloni me PAP test dhe sa shpesh duhet ta bëni?
PAP testin duhet ta kryejnë të gjitha gratë prej moshës 21 vjeçare, çdo 3-5 vite. Mund të filloni edhe më herët nëse jeni seksualisht aktive.
Kur mund të ndërpreni marrjen e PAP testit?
- Nëse jeni mbi 65 vjeç dhe gjatë shumë viteve keni pasur rezultate normale, ju mund të ndërpreni marrjen e PAP testit.
- Varësisht nga rezultati, mjeku do të u’a rekomandojë:
- Testin për human papiloma virus
- Kolposkopinë ose/edhe biopsinë
- Përsëritjen e testit sipas nevojës
- Përsëritjen e testit kur të merrni ftesën e ardhshme për marrjen e Pap testit
Si mund të ndihmoni në zvogëlimin e rrezikut për kancer të qafës së mitrës?
- Nëse keni mundësi vaksinohuni kundër HPV nga mosha 11-12 vjeç (nuk është në dispozicion në Republikën e Kosovës)
- Kryeni rregullisht PAP testin ose edhe HPV testin
- Mos e përdorni duhanin
- Hani ushqim të shëndetshëm dhe të pasur me pemë dhe perime
- Shmangni partnerë të shumtë seksual
- Përdorni kondom gjatë marrëdhënieve të pasigurta (mbrojtje nga infeksionet seksualisht të transmetueshme).
Çdo grua duhet ta dijë:
Testimi i rregullt me PAP test dhe vaksinimi me vaksinën kundër virusit HPV parandalojnë gati 90% të rasteve me kancer të qafës së mitrës.
Programi i Skriningut Cervikal
Ne Komunën e Prishtinës tani ofrohet si sherbim i rregullte Pap testi për gratë e moshës 21-65 vjeç.
Ky program do të mundësojë ngritjen e programit nacional të skriningut të kancerit të qafës së mitrës mbështetur dhe zhvilluar nga:
- Drejtorati Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale i Komunës së Prishtinës
- Bordi Nacional për Kontrollin e Kancerit
- Qendra e Mirëqenies së Gruas në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë
- Instituti i Anatomisë Patologjike pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike – IKSHPK
- Organizata ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmije”
- Organizata Botërore e Shëndetësisë – OBSh
- Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA
Ku mund ta bëni Pap testin?
Qendra Kryesore e MjekësiseFamiljare – te Qafa numri kontaktues 038 248 934
Qendra e Mjekesisë Familjare nr 5 -Ulpianë
numri kontaktues 038 542 705
Qendra e Mjekesisë Familjare nr 6 -Kodra e diellit, numri kontaktues 038 553 844