Në bashkëpunim me Ministria e Shëndetësisë– Divizioni i Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo, po vazhdojmë me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor duke mbajtur trajnime lidhur me shëndetin riprodhues. Nga data 27 -29 Prill 2022 u mbajt trajnimi “Menaxhimi gjithëpërfshirës sindromik i IST-ve” me facilitues Dr.Mehmet Uka – mjek familjar, Dr.Ibadete Bucaliu Ismajli – mjeke familjare dhe Dr.Murat Mehmeti – infektolog, të gjithë të certifikuar nga Fondi për Popullësi i Kombeve të Bashkurara – UNFPA.Trajnimi Menaxhimi gjithëpërfshirës sindromik i IST-ve është program i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierëve të Kosovës.Pjesëmarrës në këtë trajnim ishin mjekë dhe infermierë nga komuna e Obiliqit, Podujevës, Kamenicës, Pejës, Vitisë, Rahovecit dhe Mamushës.
All reactions:221221