Aksioni për Nëna dhe Fëmije (AMC) në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë – Divizioni i Kudesit Parësorë Shëndetësor, Odës së Mjekëve të Kosovës, Odës së Infermiereve të Kosovës dhe me përkrahjen e Fondit për Popullësi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Kosovo po vazhdon me ngritjen e kapaciteteve të stafit të Kujdesit Parësor Shëndetësor.Nga data 03 – 06 Prill 2023 u organizua trajnimi “Programi Orientues mbi Shëndetin e Adoleshentëve” me facilitues Dr.Ramize Ibrahimi dhe Dr.Rrezart Halili. Programi Orientues mbi Shëndetin e Adoleshentëve është trainim i akredituar me pikë akredituese nga Oda e Mjekëve të Kosovës dhe Oda e Infermierë të Kosovës.Pjesmarrës/e në këtë trajnim ishin mjekë/e nga komunat Prizren, Pejë, Istog, Skënderaj, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan dhe Prishtinë.